Në fokus

October 18, 2018 | 13:55

Aktiviteti fizik pakëson rrezikun e dhimbjes së shpinës tek femjët

Dihet më së miri rëndësia e sportit si tek të rriturit ashtu dhe tek fëmijët. Por nga tani dhe tutje është një faktor tepër i rëndësishëm që duhet t’i inkurajoni më shumë fëmijët që të ushtojnë aktivitet fizik si: not, futboll, balet ose ndonjë lloj tjetër aktivitet lëvizës në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e dhimbjes së shpinës.

Kohët e fundit është rritur numri i fëmijëve që vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Kjo gjë mund të fillojë edhe në moshën e pubertetit. Por cila është arsyeja? Një nga arsyet është qëndrimi ulur për orë të tëra në shkollë, por edhe qëndrimi  para televizorit ose tabletit.

Çfarë duhet të bëjmë?

Ekspertët i këshillojnë prindërit që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në aktivitete fizike. Sipas statistikave, mesatarisht, fëmijët luajnë vetëm një orë në javë. Gjithashtu gjithnjë e më shumë fëmijë kanë televizor , tablet dhe kompjuter në dhomën e tyre. Kjo gjë bën që ata të qëndrojnë më shumë shtrirë ose ulur në krevat.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top