Aktiviteti fizik sjell efekte të mëdha përmirësuese në shumicën e sëmundjeve kronike. Këto përfitime nuk janë të limituara thjesht në parandalimin apo kufizimin e përparimit të sëmundjes, por përfshijnë përmirësimin e formës fizike, forcimin e muskujve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Diabeti është një sëmundje me rrezik në rritje. Diabeti i tipit 2 (jo insulinë–vartës) zakonisht ndodh tek të rriturit e moshës mbi 40 vjeç, por ka raste që janë shfaqur edhe te fëmijët dhe moshat e reja, pasi dhe përqindja e obezitetit është rritur. Ka të dhëna të cilat tregojnë se aktiviteti fizik ndihmon në parandalimin e diabetit tip 2; faktorët predispozues për njerëzit aktivë janë 30% më të ulëta se ato të njerëzve joaktivë.
Të dy, si aktiviteti fizik i moderuar dhe aktiviteti fizik intensiv zvogëlojnë rrezikun, por duhet të kryhen rregullisht.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.