Marrëdhënie

May 30, 2017 | 12:07

Aktori Artan Imami në një rrëfim ndryshe për prindërimin & bashkëjetesën me partneren 20 vite më të re

Aktori Artan Imami edhe pse njihet si një personazh i rezervuar me medien, në studion e Rudinës ka folur më shumë rreth karrierës së tij shumëvjeçare, por edhe rreth jetës private.

1

 Prej disa vitesh aktori bashkëjeton me partneren e tij, modelen 20 vite më të re, Florenca Bellova, dhe tre vjet më parë është bërë baba i një vajze, Odri Mael.

Edhe pse vendosi të bëhet baba në një moshë të vonë, Imami tregon se të qenit baba, si edhe shumë të tjerëve, i ka ndryshuar jetën: “Ajo më ka bërë të jem më i përgjegjshëm, të mendoj me seriozitet për jetën, për të ardhmen, të jem më i disiplinuar. Është mendimi i parë që më vjen në mendje në mëngjes dhe i fundit në darkë” thotë ai.

Pyetjes nëse e ka kompleks diferencën prej 20 vitesh me partneren, Imami thotë: “Jo, nëse do ishte e kundërta do ta kisha kompleks, në këto kushte nuk kam arsye…”

Florenca pasi ka mbaruar universitetin “Katolika” në Milano (Itali), ka vazhduar studimet ne Universitetin e Triestes e më pas ka vijuar me Institutin e Studimeve Politike në Paris (Francë). Pavarësisht studimeve të saj, ajo ka lëvruar modelimin si profesion dhe aktrimin, njësoj si Imami. 

Artan Imami së fundmi është pjesë e kastit të aktorëve në shfaqjen “Lukrecia Borxhia”, një shfaqje që po luhet në Teatrin Kombëtar.”Zbutja e Kryeneçes” është një nga veprat, që Artan Imami e veçon si më të preferuarën në karrierën e tij artistike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top