Aktualitet

March 30, 2022 | 19:24

Aktori më i mirë dhe i dashur pas 18 vitesh njofton tërheqjen. Florian Binaj: Koha do e tregojë kush ka pasur të drejtë, ajo nuk di të gënjejë!

Nga Orjona Tresa

Aktori i talentuar, personazh mjaft i dashur për publikun me dhjetra-qindra rolet e tij në spektaklin e humorit “Portokalli”, njoftoi sot zyrtarisht tërheqjen. Florian Binaj nuk do të jetë më “kryeministri” i vendit, dhe as polici i “Portokallisë”, nuk do të jetë babai që korrigjon të atin dhe as filozofi, nuk do të jetë biznesmeni italian Xhankarlo dhe as paraziti  Gërdeci, shkurt Geri… lista është shumë e gjatë.

800-0-615e9ca4b75a1

Janë pafund role që Florin e shoqëruan në 18 vite karrierë skenike, me një volum të ngjeshur për çdo sezon humori të Portokallisë në Top Channel. Ai nuk ishte vetëm aktori, por dhe një djalë i talentuar në skenar dhe ndërtim imazhesh përmes mjeshtërisë së tij artistike si piktor. Ndërkohë Flori, një arkitekt në diplomën e dytë të jetës akademike, ka ditur të jetë i përfshirë me gjithë talentet e tij.
640-0-5f841a3cb8023

 

Flori dha dorëheqjen nga “Portokalli”, duke lënë pas një historik fort të dashur për shfaqjen e humorit që të gjithë mezi e prisnim të dielave në mbrëmje. Nuk do të jetë më e tillë, jo sepse aty mungojnë artistët e vërtetë, por sepse Florian Binaj i jepte shkëlqimin që i duhej një shfaqjeje të vërtetë humori.
Vetë aktori, me një shënim enkas, shpjegoi se gjëra të reja e presin, duke theksuar rëndësinë e çështjes për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Por tanimë si një zë më vete, pa mburojën e madhe të ekranit, por përmes dritares së rrjeteve sociale që administron.

whatsapp-image-2022-03-10-at-5-47-35-pm-1

 

Kjo tërheqje e aktorit natyrshëm ngre  pikëpyetje, të cilat mund të marrin shkas nga përfshirja e aktorit në protesta kundër qeverisë, kundër rritjes së çmimeve në çdo sektor jetik, kundër pakënaqësive të ngritura. Apo dhe ndoshta nga hatërmbetje të krijuara brenda televizionit ku punonte, të cilat mund të kenë qenë ‘goditja’ e fundit për ta bërë aktorin të tërhiqej?
Në fakt, në rreshtat e lexuar në letrën mirënjohëse të tij ndaj bashkëpunëtorëve dhe publikut, ai përmend një emër të përveçëm, lexueshëm me emër dhe mbiemër, njeriun që e deshi aq fort TOP-in dhe i besoi Florit për të qenë pjesë e “Portokallisë”, Dritan Hoxhën. Ja se si shprehet ai: “I jam mirënjohës në këtë jetë edhe në tjetrën, Krijuesit të Top Media Dritan Hoxha. Fal asaj që Tani krijoi, unë dhe shumë të rinj patëm mundësinë të shfaqnim talentin. Jam krenar që kam qenë pjesë e një kohe e cila vështirë se do vijë sërish… Por asgjë nuk zgjat përjetë…
Në letrën e tërheqjes, aktori Binaj sqaron edhe më, duke theksuar se “koha do e tregojë kush ka pasur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë“.

1280x720-4bt

Postimi i plotë

Të dashur miq, kolegë, fansa të Portokallisë në të gjithë botën.
Pas 18 vitesh, vendosa të jap dorëheqjen dhe të largohem nga Portokallia, rrjedhimisht edhe nga TopChannel.
Largohem kur bëj fiks 18 vite jetë me Portokallinë dhe 18 vite pa Portokallinë. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm i cili më ka rritur profesionalisht dhe personalisht! Kam njohur kolegë shumë të talentuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi, kam përjetuar emocione shumë të forta, kam dhënë mish e shpirt.
Fatmirësisht në profesionin e komedisë, nuk bën dot hile, o bën për të qeshur ose nuk bën, nuk qesh njeri me zor në skenë!
U jam mirënjohës të gjithë kolegëve që më kanë ndihmuar në ngritjen time profesionale, mbi të gjitha, i jam mirënjohës në këtë jetë edhe në tjetrën, Krijuesit të Top Media Dritan Hoxha. Fal asaj që Tani krijoi, unë dhe shumë të rinj patëm mundësinë të shfaqnim talentin. Jam krenar që kam qenë pjesë e një kohe e cila vështirë se do vijë sërish…Por asgjë nuk zgjat përjetë…
Ikja ime nga Portokallia nuk ka lidhje as me protestat, as me qeverinë dhe as me krijim partish! Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një mision, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të autorit që fatkeqësisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot dhe zotër, vetëshpallen ata që nuk janë… koha do e tregojë kush ka pasur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë.
U jam falenderues dhe mirënjohës të gjithë atyre miqve që më kanë ndihmuar dhe kanë besuar tek unë, kolegëve të Topit me të cilët u rritëm dhe ndajmë të njëjtat vlera, fansave që më kanë ndjekur çdo të dielë që nga fillimi i Marsit 2004 e deri në fillim të Marsit 2022. Faleminderit publikut që më ka dhënë dashuri dhe duartrokitur.
Personazhet e mi dhe unë do i mungojmë Portokallisë, por jo publikut, për të cilin, e ardhmja do na bashkojë me projekte të reja artistike! I uroj shumë suksese kolegëve të mi në Portokalli!
Faleminderit! Ju dua shumë!!

785-0-5d07717a42e53
Pse tërhiqen aktorët?
Për t’i dhënë një shpjegim psikologjik, pa u mënjanuar nga përmbajtja e revistës, po ju sjellim një qëndrim që autori Stefano Gandelli ka shkruar për Esse Magazine.  “Tërheqja e aktorëve, artistëve, është e natyrshme sipas tij. Kjo është një arratisje për të reflektuar, krijuar dhe për të gjetur një mënyrë për t’u rinovuar.
Mund të jetë diçka moralisht e pranueshme, për sa kohë që koha e kaluar larg vëmendjes është e dobishme në fakt për artistin që të rizbulojë dhe rinovojë veten. “

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top