Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku së fundmi ka bërë një postim në rrjetin social facebook, ku sjell një pasqyrim të shoqërisë Shqipëtare vite më parë duke cituar të gjitha vështirësitë e asaj kohe dhe duke rikujtuar të mirat që kishte ajo kohë ku të gjithë ishin bashkë.
Postimi i plotë:
Një brez që nuk kthehet më kurrë. Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.
Një brez që i bënte vetë detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur.
– Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta te sajuara me gure ndersa vajzat me kercim litari apo rruvizash.
– Një brez që e kalonte gjithë kohën e lirë në rrugë.
– Një brez që luante kukafshehti derisa behej natë.
– Një brez që bënte deri edhe zinxhirë letre me duart e veta per te zbukuruar festat.
– Një brez që mblidhte fotografi, bente fjalore me dore dhe mbante fetore kujtimesh ne shkollë.
– Ne jemi brezi që e pa babin të rregullonte televizorin madje edhe brezi qe e ndihmonte të rregullonte antenën.
– Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.
– Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit tanë të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar.
– Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës.
– Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo behej nate.
– Një brez që shkonte tek miku e shoku edhe pa paralajmërim edhe pse beheshin deri në 10 në një grup.
– Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë.
– Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe te miqve.
– Një brez që përshëndeste të gjithë kalimthi kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit.
– Një brez që ngjitej në një pemë dhe mblidhte fshehurazi pemë frutore që rriteshin edhe ne shtepite e komshinjve.
– Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë apo makinat.
– Një brez që kishte mësuar të përballojë në çdo kohë dhe në çdo rrethane gjithcka me forcën e vet.
– Një brez që nuk mund të manipulohej kollaj ne perditshmerine e tij (jo politike).
– Një brez i mësuar të donte vendin e tij.
– Një brez që lexonte libra, pranë një llambë nën një batanije…
– Nje brez ku djemte ju drejtoheshin vajzave gjithe edukate: – O goce a ka mundesi nje minute
– Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!!
– Një brez i varfer që nuk kishte asgjë, por kishte gjithçka!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.