Ajo vuan nga kanceri. Aktorja e njohur e serialit “Beverly Hills 90210” ka shkruar një mesazh prekës në Instagram për bashkëshortin e saj, me të cilin ka ndarë si betejat ashtu dhe triumfet. Ai është pranë saj në betejën ndaj sëmundjes.
Kohët e fundit, ajo ka qenë mbretëresha e posteve ngushëlluese në Instagram duke treguar vlerësimin për mbështetjen që ka marrë nga të dashurit. Doherty ka falënderuar nënën e saj, miqtë e saj dhe mjekët, që kanë qenë të gjithë atje për të, gjatë luftërave të saj shumë publike me sëmundjen.
Mesazhi që ka shkruar së fundmi ishte për bashkëshortin e saj, regjisorin Kurt Iswarienko.
Mesazhi që ajo i ka lënë burrit po merr klikime pa fund në rrjetet sociale.
“E dua çdo ditë partnerin tim, sfida e vërtetë është se çfarë imazhi të zgjedh për ta transmetuar këtë dashuri tek të gjithë ju. I dua fotot e martesës sonë, imazhet që i kam akoma me flokë, qerpikë dhe vetulla. Por, fotot e mia të preferuara janë tani, tani është sfida. Është sfidë të duash, të përballosh sëmundjen dhe një të ardhme të pasigurt. Është e vështirë që të ndihesh seksi dhe e bukur, kur je duke bërë kimioterapi. Megjithatë, ne jemi më të fortë. E dashurojmë njëri-tjetrin më shumë se më parë”, ka shkruar Shannen Doherty në Instagram.
Aktorja Shannen Doherty rrëfeu për sëmundjen vetëm në korrik të këtij viti, por ajo e vuan qysh prej vitit 2015.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.