Lifestyle

December 22, 2016 | 9:59

Aktorja Kristen Bell: Mos heshtni, nëse vuani nga depresioni!

Aktorja Kristen Bell  flet hapur në lidhje me problemet e shëndetit mendor. Ajo rrëfen përvojën e saj personale me depresionin dhe i fton të gjithë të mos ndihen të turpëruar për këtë, por të kërkojnë ndihmë.

Kristen Bell

Kristen Bell

“Kur isha 18-vjeç, nëna ime më mori dhe më tha: ‘Në qoftë se ndonjëherë vjen një kohë, që ti do të ndjehesh sikur je në errësirë apo dikush po të përndjek, duhet të kërkosh ndihmë. Mund të bisedosh me mua, me një terapist ose mjek. Dua që ta dish, se ekzistojnë mundësi’.  

Unë i jam aq mirënjohëse që më këshilloi në lidhje me këtë temë, sepse u ndesha me këtë gjë në universitet. Ndihesha e rrënuar dhe kisha qëndrim negativ ndaj vetes. Nuk kisha arsye logjike, që të ndjehesha në atë mënyrë. Shkoja në Universitetin e Nju Jorkut, paguaja faturat e mia në kohë, kisha miq dhe ambicie, por për disa arsye që ishin të paqarta zvarritesha poshtë. Për fat të mirë, në sajë të këshillës që më dha mami, e dija që mund të kërkoja ndihmë dhe të mos kisha turp.

Në 15 vitet e para të karrierës sime, unë nuk kam folur publikisht për betejat e mia me shëndetin mendor. Por, tani jam në pikën ku besoj se asgjë nuk duhet të jetë tabù. 

Për mua, depresioni nuk është trishtim. Është si një ditë e keqe dhe thjesht ke nevojë për një përqafim. Kjo gjë më dha një kuptim të plotë të izolimit dhe të vetmisë. Ndihesha e pavlerë, dhe sikur nuk kisha asgjë për të ofruar, isha një e dështuar. Pasi kërkova ndihmë, kuptova që ato mendime ishin të gabuara. Është e rëndësishme që njerëzit në një situatë të ngjashme të kuptojnë se ata nuk janë të pavlerë dhe se kanë diçka për të dhënë nga vetja e tyre.

Duke folur për mënyrën se si ndiheni, është hapi i parë për të ndihmuar veten. Depresioni është një problem, që ka kaq shumë zgjidhje. Le të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje për njëri-tjetrin dhe të hedhim dritë mbi një situatë të errët.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top