Lifestyle

August 21, 2017 | 11:48

Aktorja Lily Collins: Ja si e fitova betejën me anoreksinë!

film

Aktore, gazetare dhe modele, Lily Collins është vajza e muzikantit Phil Collins me gruan e dytë, Jill Tavelman. Interpretuar në filmin “To The Bone”, dalë në treg këto ditë nga Netflix, me skenar dhe regji nga Marti Noxon, ajo vjen në rolin e një vajze anoreksike, problem që në fakt e ka përjetuar realisht në lëkurën e saj. Për të, të humbiste 10 kilogramë për të hyrë në lëkurën e personazhit, ishte si të mbyllte një rreth vicioz, një përvojë katarsisi dhe terapeutike që Lily shpreson të mund të jetë ndihmë ndaj femrave që përballen me këtë gjendje përditshmërie.

lily

“E mora këtë dorëshkrim dhe e dija që, personi që e kishte shkruar atë duhet të kishte lidhje me të. U takova me Marti dhe ajo ishte aq e hapur për përvojat e saj saqë mendova: ‘Epo, mirë, unë do të flas edhe për këtë!’ Në fillim, nëna ime dhe disa njerëz që e njihnin historinë time ma kërkuan ta bëja. Dhe unë i thashë: ‘Unë me të vërtetë ndjehem sikur jam në vendin ku dua ta tregoj këtë histori’. Doja të nderoja vajzën 16 vjeçare që po luaja dhe të bëja një film që do të kishte ndihmuar në hapjen e syve për shumë femra që vuajnë nga anoreksia. Për mua, isha kaq e bindur se ky ishte një karakter ku mund të jepja përvojat dhe emocionet e mia, por në fund të ditës, unë isha Lily, vite më vonë”.

lily1

lily2

161702092NW00038_15th_Annua

Përgatiti O.T

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top