Lifestyle

May 25, 2017 | 10:55

Aktorja Shegushe Bebeti: Si u bëra murgeshë

Aktorja Shegushe Bebeti nuk e ka hequr ende veshjen e murgeshës sepse drama “Dyshimi udhëtoi gjatë nëpër qytetet e Shqipërisë, pas shfaqjeve në Tiranë. Ngjarjet e dramës vendosen në një famulli. Janë katër aktorë që jetë- sojnë personazhet para publikut dhe sipas regjisorit Donard Hasani.

Shegushe Bebeti aktore me përvojë mbi 30-vjeçare. Fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shegushe Bebeti aktore me përvojë mbi 30-vjeçare. Fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Drama “Dyshimi” është dilema, e cila shoqëron njeriun përgjatë gjithë jetës së tij në raport me disa realitete. Pra, njerëzit në shumicën e rasteve nuk janë të qartë, të bindur, të sigurt në marrëdhëniet që kanë me njëri-tjetrin. Gjithmonë kanë një ndjenjë dyshimi apo mosbesimi dhe shfaqja çon në stadin, që njeriu duhet të besojë pa provë. Njeriu nuk ka nevojë që të vërë në provë tjetrin dhe pastaj të krijojë një besim. Sipas regjisorit, konflikti në vepër është çuar në një ambient ekstrem për faktin që mesazhi i saj të jetë sa më i lexueshëm.

“Ngjarjet në dramë zhvillohen në një famulli dhe konflikti është çuar në një ambient ekstrem për faktin që mesazhi dhe domethënia e veprës të jetë sa më e dukshme dhe e lexueshme për publikun. Duke qenë se trajtimi i çështjes së dyshimit të marrëdhënieve njerëzore mund të ngjajë si një trajtesë filozofike, drama është në një ambient të tillë ku njerëzit janë më sensibël dhe ngjarjet që zhvillohen i bëjnë ata që të mendojnë dhe të sqarohem më mirë mbi domethënien e asaj, që ka dashur të thotë autori”, ka thënë regjisori Donard Hasani.

Drama “Dyshimi”, vepër e autorit John Patrick Shanley, erdhi në skenë për publikun me regji nga Donard Hasani. Rolet u interpretuan nga aktorët Shegushe Bebeti, Romir Zalla, Jorida Meta dhe Nigela Ruka. Drama e autorit të njohur John Patrick Shanley është përkthyer nga Rudi Erebara. Por a ishte lehtësisht i realizueshëm ky rol për Bebetin? Ajo na e tregon të gjithë rrugën vetë.

1

“Unë luaj motër Aluisën, kryemurgesha e shkollës Shën Nikolla. Është një rol shumë i bukur, që kur e lexova për herë të parë më pëlqeu shumë, edhe pse personazhi i saj është shumë strikt, e disiplinuar, e rreptë, konservatore, posesive, e akullt, pothuaj pa ndjenja. Kjo në jetën reale nuk më pëlqen, mirëpo duke njohur dhe lexuar shumë për jetën në kuvendet fetare, për rregullat dhe normat që duhet të pranoj një vajzë që bëhet murgeshë, them se motër Aluisa është pozitive. Unë kam pasur një mike italiane, shumë fanatike në lidhje me kishën, e cila, edhe pse nuk ishte murgeshë, shkonte në çdo meshë të ditës dhe i ndiqte rregullat edhe më fort se vetë murgeshat.

Figura e saj ka qenë një pikë referimi për mua. Unë kështu e kam parë dhe përjetuar këtë personazh, si një personazh pozitiv. Sigurisht më është dashur shumë punë për ta realizuar këtë rol, pasi në kundërshtim me natyrën time të dashur e të qeshur, sociale, motër Aluisa është tjetër gjë. Që në fillim kur regjisori Donard Hasani po ma propozonte si pjesë, më tha që ky rol do të më ngjiste nëse unë do të harroja natyrën time emotive, duke larguar nga vetja çdo emocion. Kemi qenë një grup fantastik, kemi punuar shumë dhe jemi ndier shumë mirë me njëri- tjetrin. Nardi si natyrë është mjaft i qetë dhe kërkues, Romiri një partner i mrekullueshëm, që shpeshherë me humorin e tij çlodhës na sillte një atmosferë pozitive. Marrëdhenia me At Flinin (Romirin) sigurisht që ishte më e vështira dhe më e bukura në dramë, pasi është ai për të cilin dyshon kryemurgesha dhe rreth tij ndërtohet e gjithë drama. Me motrën Xhejms (Joridën) e kisha më të thjeshtë, pasi vetëm marrëdhënia e saj me mua si eprore është më e qartë dhe unë i imponohem gjithë kohën asaj. Edhe me zonjën Myler (Nigelën) marrëdhënia e personazhit është ndërtuar mbi dyshimin e këmbënguljen dhe kundërshtinë e të dyjave. Unë (Aluisa) që mbroj idenë time pa prova që prifti ka abuzuar me djalin dhe zonja Myler që nuk e beson dhe mbron djalin e saj”, tregon Bebeti./Panorama/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top