Mirëqenie

June 8, 2017 | 9:52

Akullorja, e shëndetshme dhe nuk ju shëndosh

Vera është stina e duhur për akullore, një shije mjaft e dashur si për të rriturit edhe për fëmijët.

Një akullore artizanale mund të konsumohet pa kufizime apo ndonjë ndjesi faji se mund të marrësh ndonjë gramë më shumë peshë. Sipas preferencave dhe zgjedhjeve, konsumatorët në vende të ndryshme mund të gjejnë disa trende mjaft kurioze ndërkombëtare.

Përbërësit kryesor të akullores janë qumështi, sheqeri dhe veza, dhe më pas i shtohen ushqime që karakterizojnë shijet e ndryshme, si çokollata apo lajthia. Sorbetot me fruta bëhen me qumësht dhe vezë dhe përmbajnë më pak kalori se shijet me krem.

Deliveroo, një kompani që shpërndan akullore në shtëpi ka nxjerrë disa fakte interesante për preferencat në vende të ndryshme të botës. Për shembull, francezët preferojnë shumë ice roll, një lloj akulloreje si shami, e cila rrotullohet rreth vetes dhe i bashkangjiten shijet e frutave dhe aromave, si limoni, borziloku, kajsia apo rozmarina.

Spanjollët preferojnë taiyakis, një ëmbëlsirë me origjinë japoneze të përbërë nga një lloj vaferi me formën e peshkut dhe e mbushur me akullore. Ndërsa në Belgjikë akullorja bëhet më trasgresive, duke u shoqëruar me pije të ndryshme alkolike mes të cilave mojito apo daiquiri. Në Hollandë në modë është morigerato në formën “më pak”, (më pak sheqer, më pak yndyrna etj).

Britaninë e Madhe janë mjaft popullore akulloret dairy free, pa derivate të qumështit dhe panës si dhe akulloret vegane. Në fund, në Singapore pëlqehet shumë një ëmbëlsirë që vjen nga Korea, dhe quhet Bingsoo, një embëlsirë/akullore me fruta të copëtuara, qumësht të kondesuar, shurup frutash dhe fasulesh të kuqe.

7 1 2 3 4 5 6

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top