Shumë studime tregojnë se akullorja bën mirë për trurin. Kjo është theksuar tashmë një studim nga Instituti i Psikiatrisë në Londër: ngrënia e një luge çaji akullore aktivizon të njëjtët receptorë të kënaqësisë në tru, ashtu siç kur fiton lotarinë apo dëgjon muzikën tënde të preferuar. Kjo tezë është konfirmuar nga një studim i promovuar nga një markë e njohur e akullores: sipas 73% të psikologëve dhe nutricionistëve të specializuar për studimin e mirëqenies psikofizike, akullorja është në gjendje të ofrojë përfitime të rëndësishme psikologjike, të bën të kthehesh në fëmijëri dhe provokon emocione pozitive.
Natyrisht që, antidepresivi i shkëlqyer është çokollata. Dhe pastaj, sugjerojnë psikologët, qershitë e zeza, stikat dhe shijet ekzotike për t’u çlodhur, kafe ose tiramisu si energjizues, krem qumështi për të rikthyer gjendjen e mirë shpirtërore. Ky i fundit është shija e preferuar e të dashuruarve dhe atyre që janë të lumtur, në paqe me veten e tyre.
Madje edhe madhësia e akullores ka kuptimin e saj: një akullore me një kupë është e përshtatshme për ata që duan një moment të gjithë për veten e tyre, një çast pushimi nga stresi i përditshëm. Ata që nga ana tjetër zgjedhin kon, duan ndarjen nga shoqëria, të shpëtojnë dhe të kërkojnë të tjerë miq. Së fundi, akullorja në shkop është për trimat, ata që duan të jetojnë jetuar emocione të forta dhe nuk duan të humbasin kohë.
Ja disa këshilla se si ta shijoni më mirë akulloren e ngrirë apo trë ngrohtë:
-Kontrolli i parë që duhet bërë është “pamja”: formimi i kristaleve të akullit për shembull në paketime apo tasa, është në fakt treguesi klasik që akullorja ka pësuar ndryshime të qëndrueshme ose të zgjatura në temperaturë.
-Pasi të keni blerë akullore, ju duhet ta merrni në shtëpi në kushte më të mira: mos e lini në bagazhin e veturës për një kohë të gjatë, veçanërisht nëse temperaturat janë shumë të larta. Nëse nuk keni qese termike mund të jetë e dobishme ta mbani atë në një qese letre, e cila ka një funksion izolues. Më tej duhet të ktheheni sa më shpejt në shtëpi për ta vënë në frigorifer, duke u siguruar që temperatura e saj të jetë e pozicionuar në -15/-20°.
-Nëse ruhet siç duhet në frigorifer, akulli i paketuar zgjat në mënyrë optimale për një kohë të gjatë. Megjithatë, në paketimet e akulloreve, koha e rekomanduar e ruajtjes nga i njëjti prodhues është treguar për të shijuar përsosmërinë e vetë akullores. Sidoqoftë është e këshillueshme të shmangni hapjen dhe mbylljen e ngrirësve në mënyrë të vazhdueshme ose, më keq, ta lini të hapur për një periudhë të zgjatur, të cilat e bëjnë më pak të butë dhe të njomë në qiellzë. Një çelës i dobishëm për të kuptuar nëse frigoriferi nuk ka një temperaturë konstante është formimi i kristaleve të vogla të akullit në paketim ose madje edhe në sipërfaqen e akullores.
– Së fundi, nuk rekomandohet të ringrirja e akullores së shkrirë: rezultati shqisor do të ishte zhgënjyes.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.