Akupunktura ka provuar të jetë e dobishme në disa gjendje që përfshijnë gratë shtatzëna, të tilla si: të përziera dhe të vjella, dhimbje shpine dhe ripozicionim.
Një Rewiew i vitit 2010 sugjeron që moxibustion është efektiv për korrigjimin e pozicionit të bebit para lindjes. (Myeong S. L. 2010) Poizicnimi pedalik (qëndrim ulur) ndodh në rreth 4% të rasteve dhe përfshin nevojën për prerje cezariane. Në fakt, lindja natyrale me këtë gjendje e ekspozon fetusin dhe nënën në rreziqe të konsiderueshme me një rritje të vdekshmërisë së fetusit.
Mbetet fakti se seksioni cezarian është ende një procedurë kirurgjikale, me një seri rreziqesh dhe komplikimesh të mundshme që lidhen me anestezinë dhe kirurgjinë. Edhe rikuperimi për gruan që përballet me një lindje cezarian është më i gjatë se sa i asaj me lindje natyrale, gjithashtu në shtatzënitë pasuese ka një probabilitet shumë të lartë që gratë që kanë lindur me operacion, edhe lindjet e tjera t’i kryejnë përsëri me një seksion cezarian.
Me akupunkturë mund të përpiqeni ta ktheni foshnjën në pozicionin e duhur dhe kjo është një mënyrë pa dhimbje dhe pa rrezik për nënën dhe foshnjën. Moxibustion është një metodë terapeutike që përdor nxehtësinë e gjeneruar nga djegia e cigareve Artemisia vulgari, e aplikuar në pikat e akupunkturës. Në mënyrë të veçantë, për ndyshimin e pozicionit, stimulohet një pikë (BL 67) e cila ndodhet në këndin e jashtëm të gishtit të vogël të këmbës. Stimulimi i kësaj pike, që korrespondon me meridianin e fshikëzës të lidhur me mitrën, promovon rotacionin dhe mobilizimin e fetusit.
Koha më e mirë për këtë trajtim është nga java e 32-të deri 34-ët.
Metoda përfshin një seancë të parë, në të cilën akupunkturisti vendos disa gjilpëra të dobishme për t’u kthyer (asnjë në bark!). Pas seancës së parë do të jetë vetë gruaja, e cila me do të aplikojë moxa dy herë në ditë për rreth 15 minuta, duke stimuluar pikën në mënyrë bilaterale. Zbatimi i cigares nuk duhet të shkaktojë dhimbje ose djegie, por vetëm një ngrohtësi të këndshme të shoqëruar nga një skuqje e lehtë e lëkurës.
Pra, stimulimi do të bëhet çdo ditë për një maksimum prej dy javësh. Shkalla e suksesit në primigravide është rreth 40% e rasteve, por në multigravide ajo varion nga 60 në 70%. Prandaj është e këshillueshme që gjithmonë të provoni duke pasur parasysh lehtësinë dhe sigurinë e procedurës që mund t’ju lejojë të shmangni operacionin dhe të bëni një lindje natyrale.
Burimi / http://www.agopunturaumbria.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.