Në fokus

December 13, 2019 | 8:30

Alarmi i ekspertëve:”Mos përdorni letër alumini për të mbështjellë ushqimin e fëmijëve”

Alarmi i lançuar nga Komiteti i Sigurisë Ushqimore me një shënim dhe një video të publikuar në portalin e Ministrisë së Shëndetësisë thotë se: alumini i pranishëm në tabaka metalike dhe letrat e aluminit e përdorura për mbështjelljen e ushqimit të fëmijëve mund të depërtojnë lehtësisht në ushqim dhe “të çojnë në një tejkalim të dozës maksimale”, duke rritur rrezikun e shëndetit të popullatës, siç janë fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Mos përdorni letër alumini për të mbështjellë ushqimin e fëmijëve dhe grave shtatzëna: ky është alarmi i ngritur nga Komiteti i Sigurisë Ushqimore (CNSA) me një shënim dhe një video të publikuar në portalin e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas ekspertëve, ky material i pranishëm në tabaka metalike dhe letër alumini, që shpesh përdoret dhe për gatim, mund të futet lehtësisht në ushqim dhe “të çojë në tejkalimin e dozës maksimale të përcaktuar” me një pasojë dhe rrezik të mundshëm për shëndetin e popullatës.

Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (Efsa) përcaktoi një dozë javore të aluminit 20 mg për një fëmijë 20 kg dhe 70 mg për një të rritur 70 kg. Të dhënat që vijnë nga studimet e kryera, “tregojnë një mundësi të konsiderueshme për të kapërcyer këtë dozë tek fëmijët dhe të rinjtë pasi ata janë më të ekspozuar ndaj aluminit që përmbahet në ushqim”. Prandaj, Komiteti shpreson që “zhvillimi i një plani monitorimi në lidhje me praninë dhe lëshimin e aluminit nga materialet e kontaktit dhe metodat e duhura të informacionit mbi rrezikun për qytetarët dhe bizneset, duke theksuar nevojën për të përcaktuar një “plan” kombëtar me vëmendje të veçantë rrezikun e patologjive, të tilla si neurologjike ose kockave”.

Ndër rekomandimet që Ministria e Shëndetësisë u bën qytetarëve për përdorimin e saktë të aluminit është: lexoni mirë etiketën, duke kontrolluar që mjetet e bëra me këtë material janë të përshtatshme për kontakt me ushqimin; shmangni përdorimin e tyre me ushqime veçanërisht acide ose të kripura; gjatë 24 orëve mbaje ushqimin vetëm në temperaturë ftohjeje ose ngrirjeje; vetëm ushqimet e ngurta e të thata si kafe ose arra mund të ruhen në temperaturën e dhomës për më shumë se 24 orë.

 

 

Burimi / https://www.fanpage.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top