Një tjetër krizë globale shëndetësore paralajmërohet nga ekspertët e shëndetit, pasi antibiotikët po humbasin funksionin e tyre. Pas gonorresë, një tjetër sëmundje seksualisht e transmetueshme mund të bëhet e patrajtueshme. Sifilizi mund të mos trajtohet më me antibiotikët aktualë.
Pjesa më e madhe e rasteve me sifiliz trajtohen aktualisht me injeksione të penicilinës. Por, një studim i ri ka zbuluar se një burim i ri, më agresiv, i këtij infeksioni ka filluar të përhapet më shumë dhe ka shumë pak mënyra për ta mbajtur nën kontroll atë. Janë dy lloje të zakonshme të sifilizit: Nichols dhe Street Strain 14 (SS14). Pas një analize që u bënë mostrave të sifilizit, hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Zyrihut zbuluan se 90% e e tyre ishin rezistente ndaj antibiotikëve.
Vetëm në Angli, që prej vitit 2011 rastet me infeksion kronik bakterial janë shtuar me 71% . Rastet me sifiliz gjithashtu janë rritur shumë. Mes viteve 2013-2014 rastet u shtuan me 15% dhe nga viti 2014¬2015 u rritën me 19%, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.
Sifilizi është një sëmundje kronike bakteriale dhe është sëmundje seksualisht e transmetueshme. Në raste më të rralla, ajo mund të përhapet edhe nga puthja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.