Në fokus

June 7, 2017 | 10:56

ALARMI/ Loja online që të çon drejt vetëvrasjes

Sfida e “balenës blu” dyshohet se ka çuar drejt vdekjes së sigurtë mbi 140 adoleshentë, duke e kthyer këtë lojë në ferrin virtual të të rinjve. Por çfarë i shtyn adoleshentët të shkojnë drejt vdekjes së sigurtë?

1

Loja e frikshme që ka trazuar shumë adoleshentë, duket se ka prekur edhe të rinjtë shqiptarë.

Psikologia e shkollave Ornela Belba tha dje ne studion e Top Show: “Edhe në Shqipëri një fëmijë i 9-vjeçares ështe kontaktuar nga “Balena Blu”. Fatmirësisht e ëma e pikasi që në fazat e para! Të rinjtë, në shkollat tona, kanë nisur një loje të re: e vërtetë apo sfidë. Unë u bëj thirrje të gjithë adoleshentëve që të mos përfshihen në këtë lojë”.

Artan Dashi, ekspert kundër krimit kibernetik u shpreh: “Ekspertet e Interpol na kanë paralajmëruar se Shqipëria mund të jetë tabelë qitjeje e kuratorëve të ” Balenës Blu”, duke ngritur kështu alarmin që prindërit të kenë kujdes me fëmijët e tyre”.

Psikologia Silvana Loka tha në Top Show: “Kjo nuk është një lojë e thjeshtë, por një marrëdhënie. Kuratori mbledh të dhëna personale për “viktimat” e mundshme, ndaj prindërit duhet të jenë të vëmendshmëm”.

Si funksionon loja? Ti regjistrohesh dhe të caktohet një administrator, ose kujdestar. Ky kujdestar të jep porosi që duhet t’i kryesh përgjatë 50 ditëve. Në të njëjtën kohë duhet t’u japësh atyre dëshmi se ke kryer të gjitha kërkesat e tyre. Në fund të 50 ditëve, fiton duke kryer vetëvrasje.

Një korrespondent i RFE/RL (Radio Evropa e Lirë) donte të shihte konkretisht funksionimin e lojës “Blue Whale”. Kështu, në sajtin “VKontakte” krijoi një profil fals të një vajze 15 vjeçare. Ja transkriptimi i bisedës online:

“Dua të luaj lojën”.

“Jeni i sigurt? Nuk ka asnjë kthim pas”, u përgjigj i ashtuquajturi kujdestar i lojës Blue Whale.

“Po. Çfarë do të thotë: s’ka asnjë kthim pas.”

“Nuk mund ta lini lojën nëse filloni.”

“Jam gati”.

Pastaj kujdestari shpjegon rregullat.

“Duhet të kryeni çdo detyrë që ju jepet me zell dhe askush nuk duhet të dijë në lidhje me këtë. Sapo mbaroni një detyrë, më dërgoni një foto dhe në fund të lojës ju vdisni. Jeni gati?

“Po nëse dua ta lë?”

“Kam të gjitha të dhënat tuaja. Do të të përndjekim”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top