Dëshmi

February 26, 2021 | 8:45

Alba dhe Felice mposhtin Covid dhe festojnë 79 vjet martesë, ende të kapur për dore

Ai nëntëdhjetë e nëntë vjeç, ajo nëntëdhjetë e tetë, u martuan në Ditën e Shën Valentinit në vitin 1942. Ceremonia për ta u mbajt në rezidencën e mbrojtur të Collerolletta në Terni, Itali.

2

Gati njëqind vjeç, Felice dhe Alba mundën Covidin, duke vazhduar së kapuri për dore ashtu siç kanë bërë çdo ditë për 79 vjet. Ai nëntëdhjetë e nëntë vjeç, ajo një vit më e re, Felice Amadei dhe Alba Taddei u martuan në Ditën e Shën Valentinit në vitin 1942 dhe festuan shërimin dhe bashkimin e tyre rekord disa ditë më parë, në rezidencën e mbrojtur të Collerolletta (Terni), Itali, ku të dy banojnë, duke marrë pjesë në një shërbim fetar. Don Luca Andreani, famullitar i kishës pranë Santa Maria del Rivo, drejtoi ceremoninë me një altar të vendosur jashtë dhomës së tyre, duke respektuar distancën.

1

Për shkak të kufizimeve kundra prekjes nga coronavirusi, të afërmit e çiftit nuk mund të ishin të pranishëm në festime si në vitet e kaluara, por Felice-s dhe Alba-s nuk u ka munguar afeksioni i të ftuarve të tjerë dhe stafit të strukturës. Përveç lutjes, – tregojnë të pranishmit, – gjeti hapësirë gjithashtu pak muzikë me ‘nusen’ e cila nuk iu shmang këndimit të këngës “O surdato ‘nnammurato’, siç shkruan Ansa.

“Më do akoma?” është pyetja që ajo ia bëri burrit të saj disa herë, duke mbajtur duart nga një shtrat në tjetrin. “Me thjeshtësi, me shumë dashuri dhe falënderime për Don Luca, – thotë Sandro Corsi, presidenti i Salus Umbria Terni, i cili menaxhon rezidencën – edhe këtë vit ne festuam një ngjarje të mrekullueshme dhe të jashtëzakonshme. Felicetto dhe Alba janë shenjë e shpresës për të gjithë”.

 

Burimi Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top