Mirëqenie

February 13, 2016 | 7:40

Albana Osmani: Pak rëndësi kanë markat!

Albana Osmani ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja”, mandej në “Akademinë e Arteve”, dega Pikturë-Graphic Design. Në 2002 nis karrierën në Top Channel si moderatore e një sërë programesh si, Top Select, Kupid, Look, Top Fest, Albanian's Got Talent dhe E Diellë.

Albana Osmani ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja”, mandej në “Akademinë e Arteve”, dega Pikturë-Graphic Design. Në 2002 nis karrierën në Top Channel si moderatore e një sërë programesh si, Top Select, Kupid, Look, Top Fest, Albanian’s Got Talent dhe E Diellë.

Nuk kanë rëndësi firmat, markat apo trendet që herë pas here publikohen a reklamohen mediatikisht. Ajo që e bën të zgjedhë e përzgjedhë mes tyre, janë përbërja dhe kush skarcohet rrugës sipas efektit që jep. Të përdorësh kremra kozmetikë dhe të trajtohesh klinikisht me produkte të shëndetshme për lëkurën, nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë për këdo. Ama për figurat publike, kjo mbetet një nga shtyllat kryesore në prezantim, ku imazhi është testi i parë i lancimit apo përzgjedhjes që të bën publiku me telekomandë në dorë. Tek ajo, figura e të dalit në ekran duhet të jetë e pastër, pa asfare njolla dhe tepër e çlirët në komunikim. Këtij kujdesi i ka bashkuar një linjë efikase siç është ajo e Sëiss line, nga e cila duket se ka gjetur prej disa kohësh qetësinë e lëkurës. Albana Osmani preferon të testojë përmes kësaj linje profesionale, e cila sipas saj krijon harmoni me qelizat gjenetike të saj. Ndërsa, rreket të theksojë se vlerësimi financiar i produkteve nuk është ai me kosto të lartë. Përkundrazi, ekonomik sipas mundësive financiare që ka. Siç shprehet dhe vetë: “Përdor produkte profesionale edhe pse nuk klasifikohen në markat komerciale. Përdor gjithmonë ato që gjenden nëpër qendrat estetike profesionale trajtimi dhe SPA. Do ia këshilloja kujtdo. Pasi bëhet një body skin test dhe face skin test, atëherë lëkura trajtohet me ato produkte që ka nevojë. Sëiss line është një prej linjave që unë përdor për kujdesin e fytyrës. Por të gjitha shkojnë në harmoni. Nuk mund të përdor një krem sado produktiv dhe të mos kem kujdes se si ushqehem. Apo të mos bëj sado pak aktivitet fizik. Për një lëkurë të shndritshme dhe flokë të shëndetshëm, tonifikim total të të gjithë trupit, me tërë përbërësit. Them se kujdesi për veten nuk duhet të konsiderohet detyrë shtëpie por diçka e natyrshme dhe pjesë e kulturës së kujtdo”.

Botuar në revistën Psikologjia, mars 2012

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top