Marrëdhënie

May 3, 2016 | 13:15

Albano Bogdo: E urrej mamanë time, prind i paaftë!

Humoristi Albano Bogdo “akuzon” mamanë për të gjitha vlerat që ajo i ka transmetuar atij, duke i konsideruar të pavlefshme për kohën në të cilën jetojmë.

Ja çfarë shkruan ai në një status publikuar në Facebook: “E urrej mamanë time. Më shtyu të lexoja libra gjithë jetën, dhe sot ato libra nuk më hyjnë në punë. Me mësoi të jem i ndershëm, dhe mbeta fukara. Më tha, që kur të më jepet mundësia të ndihmoj dikë, mos ti kërkoj gjë si shpërblim. Me urdhëroi, që deri sa të vdisja, kur të shihja dikë të moshuar në këmbe, ti liroja vendin. Me përgatiti të jetoja në një botë që nuk ekziston më. Prind i paaftë. Më katandisi njeri të mirë, dhe më lëshoi në një botë me ujqër që hanë fëmijët për lekë.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top