Me këngën “Duje” Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2023.
Pasi ndezën skenën e festivalit më të madh europian me performancën, veshjen dhe skenën me efekte të magjishme, Albina dhe Familja Kelmendi i sigurojnë Shqipërisë një vend dhe një shpresë më shumë për të qenë krah shteteve të mëdha që marrin pjesë në Eurovision 2023 duke e bërë edhe më të afërt ëndrrën për fitore.
Në të vërtet të gjitha komentet mbi vokalin, mesazhin e këngës për një familje të bashkuar të Albinës kanë qenë shumë pozitive jo vetëm nga ndjekësit por edhe më gjerë.
Mesa duket 2023 paska qenë një vit i mbarë për karrierën e këngëtares dhe familjes së saj. Pasi fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe së bashku me familjen e saj ja dolën të çojnë Shqipërinë në natën finale.
Në fund të performancës ata kanë arritur të rrëmbejnë duartrokitjet e publikut në sallën e madhe të Liverpool.
Burimi /RTSH
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.