Në fokus

November 14, 2019 | 10:22

Albina Hyseni: Familja, respekti, shëndeti dhe dashuria

 

Familja, respekti e dashuria janë ndjenja që fillojnë prej vetes. Është e natyrshme që njerëzit të cilët nuk e respektojnë dhe duan veten, të mos e duan as tjetrin dhe të tjerët. Zhvillimi social i një shoqërie është tregues kryesor se në ç’bazë qëndrojnë raportet ndërnjerëzore, ato raporte të cilat kanë respektin dhe dashurinë për bazë, apo egoizmin.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Vetëm shoqëritë e avancuara kanë arritur që këto raporte t’i ndërtojnë mbi këtë bazë të shëndoshë, atë të respektit dhe të dashurisë, ndërkohë që këto raporte në shoqëritë e prapambetura ende ngriten mbi bazën e egoizmit. Kjo ndjenjë manifestohet në cilësinë “gjithçka e imja është e mirë, perfekte dhe e shkëlqyer” si: familja, gruaja apo burri, grupi a partia politike, grupi i interesit, anëtarët e këtij grupi, përfshirë dhe simpatizantët, me një fjalë “gjithçka është e shkrirë me mua është e mirë”.

Përkufizimi për shëndetin, pos mirëqenies fizike dhe psikike, bën pjesë dhe mirëqenia sociale. Njëri prej shkaktarëve të kancerit kaq të shpeshtë në Kosovë, mendoj, është edhe rrethi i sëmurë social. Raportet sociale të helmuara, shkaktojnë herët a vonë vatrën e vet organike.

Andaj them që, zemra nuk është vetëm mish, nëse nuk ka mëshirë për të dobëtin, dhimbje për të brengosurin, dhembshuri për të mjerin apo solidaritet për të nëpërkëmburin, atëherë ti nuk ke zemër të gjallë dhe aktive, por zemër që i ngjanë një gurit të vrazhdë!

Vetëm atëherë kur të fillojmë të duhemi me njëri-tjetrin, kur tjetrin ta duam si veten, nëse jo më shumë se veten, vetëm atëherë do të arrijmë ta duam Atdheun dhe Shtetin. Dhe vetëm kur themelet e shtetit tonë do t’i vëmë mbi këtë bazë, atëherë as me bomba atomike nuk do të na zhbënin shpirtin, identitetin dhe qenien tonë si njerëz.

Një familje është diçka ku njerëzit mësojnë nga njëri-tjetri, japin për njëri-tjetrin në mënyrë që ajo të jetë vendi ku gjen qetësinë e kërkuar dhe ku mbizotëron shpresa për të ardhmen.

Kapërceni pengesat

Jeta nuk është e kollajtë. Të gjithë ndeshim pengesa e sfida, por e gjitha varet nga mënyra si i kapërcejmë. Nëse jemi të fiksuar me një rezulat negativ, është pothuaj e pamundur të mbesim të lumtur. Por kur beson tek vetja, e di se disa gjëra janë çështje kohe, dhe mund t’i kapërcesh për të vazhduar e jetuar një jetë më të mirë. Pra edhe kjo është një edukatë shëndetësore që duhet pasur nga të gjithë të paktën në mënyrë të përgjithshme e tutje.

Për të krijuar marrëdhënie të forta

Është vërtetuar shkencërisht se njerëzit e ndjejnë vetëbesimin tuaj dhe i tërheq. Po kështu ju lejon të ndërtoni marrëdhënie të forta me familjen me partnerë, klientë, dhe njerëz të dashur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top