Urrejtja shumë herë është konsideruar si një reaksion paragjykimi i, ashtuquajtur tepër i drejtë për ata që e japin ndaj një situate të krijuar nga njerëzit ose mjedisi që na rrethon. Dhe pasi e marrim si të tillë, na duket e drejtë të urrejmë dhe na duket normale të reagojmë dhe te bëjmë keq! Por në të vërtetë kjo lloj sjelljeje është gjykuar nga shumë analistë dhe psikologë si diçka jo e drejtë, e vjetër dhe tepër paragjykuese.
Pra, urrejtja është emocion njerëzor që paraqitet si efekt i agresivitetit të mbledhur kundër një personi ose ndonjë grupi shoqëror i popujve, pakicave e të tjera.
Po ashtu, përkrah ndasive standarde racore, kombëtare, përkatësisë etnike që si përkufizim mbetet se, vepra që ka bazë urrejtjen mund të kryhet edhe për shkak të “bindjes politike”.
Përkufizime për gjuhën e urrejtjes ka më tepër dhe janë dhënë nga ana e Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Shkurt, gjuha e urrejtjes do të ishte gjuhë radikale para së gjithash kundër grupeve, dhe jo individëve ose nëse ofendohet individi që të arrihet deri te grupi, që përmban nxitje ose shkakton dhunë. Çdo herë duhet të ketë kujdes ekuilibri që ekziston mes lirisë së fjalës si e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe gjuhës së palejuar të urrejtjes, prej të cilës mund të kryhet edhe krim. Liria e fjalës nuk guxon të shkelet, po ashtu nuk mund edhe të keqpërdoret.
Pra mllefet, urrejtja, diskutimet, përçarjet, ndarjet, destabilizimet, pasojat në çdo aspekt njerëzor profesional dhe jo, duhet të frenojnë vetën në mënyra më të logjikshme, më qetë dhe më të shëndosha para se të dëmtojnë vetveten dhe gjithë të tjerët.
Urrejtja, e përzier me zili është një ndjenjë që shumë herë e ushtrojnë në të gjitha shtresat dhe nga të gjitha zonat nga vijnë. Në të shumtën e rasteve, urrejtja ka si lëndë të parë injorancën dhe të pavërtetën dhe mbi to ngre kështjella dhune që përfundojnë keq.
Shumë sociologë besojnë se urrejtja është e rrënjosur thellë në nënvetëdijen e njerëzve. Specialistë në shkencat politike theksojnë se një pjesë e madhe e urrejtjes mund të jetë madje e programuar, e ndërtuar në vetë natyrën e njerëzve. Është e kuptueshme që studiuesit e natyrës njerëzore të arrijnë në përfundime të tilla.
Rëndësia e njohurive të mendimit. Njerëzit reagojnë ndryshe pjesërisht se ata mendojnë ndryshe. Si reagojmë ndaj ngacmimit të një shoku varet nga ajo se si e shpjegojmë ne atë si pasqyrim armiqësie apo si rezultat të një dite të keqe.
Realiteti social është diçka që ne ndërtojmë subjektivisht. Rëndësi kanë gjithashtu bindjet tona për veten. A e shikojmë ne jetën në mënyrë optimiste? A e kemi ndjenjën se ne jemi në kontroll.
A e shikojmë vetën si superior apo inferior? Pra, ka shumë rëndësi sesi e ndërtojmë ne botën dhe vetveten.
Zbatimi i parimeve të psikologjisë sociale, si do të shikohet më tutje, psikologët socialë janë duke zbatuar gjithnjë e më shumë konceptet dhe metodat e tyre të shqetësimeve sociale të tanishme, si mirëqenia emocionale, shëndeti, vendimet e gjykatave, reduktimit të paragjykimeve, dizajni dhe ruajtja e ambientit, si dhe arritja e paqes.
Sociologët dhe psikologët socialë ndajnë një interes të përbashkët, kur studiojnë si sillen njerëzit në grup. Por, shumica e sociologëve studiojnë grupet, nga më të vegjlit deri tek më të mëdhenjtë shoqëritë dhe tendencat e tyre, ndërsa shumica e psikologëve sociale studiojnë individin mesatar si mendon një person në një kohë të caktuar për të tjerët, si ndikohet nga ata, si lidhet/bashkëvepron me
Këto studime përfshijnë se si grupet afektojnë individë të njëanshëm dhe si një individ afekton një grup.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.