Mirëqenie

September 21, 2020 | 8:08

Albina Hyseni: Mirupafshim verë, mirësevjen stina e bukur e vjeshtës

Ditët e nxehta të verës marrin fund shumë shpejt. Mbrëmjet fillojnë të freskohen duke na njoftuar se po vjen vjeshta, një stinë ku ngjyra e gjelbër e pranverës dhe e verës pak nga pak fillon të shndërrohet në ngjyre të verdhë të artë dhe në ngjyrë kafe të pjekur.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Pemët çdo ditë e nga pak do fillojnë të rrëzojnë gjethet duke shtruar tapete të artë. Gjethet e verdha e të kafenjta dhe kërcasin lehtë, nga kur shkelen nga hapat e njerëzve, një kërcitje fëshfëritëse që të shoqëron në çdo hap dhe të kujton që të jesh i vëmendshëm ndaj ndryshimit të natyrës.

Një nga karakteristikat më kryesore të kësaj stine, është fillimi i shirave vjeshtore. Shiu i vjeshtës është një shi i ngrohtë, jo i rrëmbyeshëm. Shpesh të krijon kënaqësinë të rrish pas dritares e të shohësh si ulet poshtë nga qielli litarë-litarë.

Vjeshta është një stinë ku njerëzit fillojnë të bëjnë përgatitje nga më të ndryshmet për dimër. Në këtë stinë bëhen turshitë e ndryshme me lakër, patëllxhanë, recetat me të gjitha llojet e frutave.

Edhe pse në vjeshtë ka shumë shira, edhe pse koha fillon të ftohet, edhe pse na duhet t’i themi lamtumirë verës së nxehtë, pushimeve, kjo stinë na fal shumë ngrohtësi me ngjyrat e saj, me shportën e madhe të frutave që shijojmë, me oksigjenin që na mbush mushkëritë.

2

Stina e vjeshtës mbetet një ndër stinët më tërheqëse dhe emocionuese për ata qe dinë të shijojnë bukuritë që kjo stinë të fal përditë.

Përveçse stina e vjeshtës është një nga periudhat që sjell ndryshime thelbësore. Kalojmë nga rrezet e forta të diellit në shi, vlen të theksohet se kjo ndikon jashtëmase edhe në sistemin tonë nervor dhe psikik. Por shpeshherë kjo stinë sjell edhe trishtim te disa njerëz. Ka shumë persona që nuk e përballojnë këtë ndryshim drastik, dhe mbledhin në vetvete shumë ndjenja të dhimbshme. Te disa disa mund të konsiderohet edhe si një periudhë reflektimi.

Në këtë periudhë të vitit duhet të kemi parasysh që të kujdesemi më shumë për trupin, të merremi me aktivitete fizike aq sa të kemi mundësinë, të ushqehemi shëndetshëm. Nëse keni kohë të lirë, kultivimi i bimëve është një antidepresiv shumë i dobishëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top