Heqja dorë me dëshirë nga të mirat vetjake, nga diçka e nevojshme a e shtrenjtë për të arritur një qëllim ose në të mirë të dikujt, flijim, vetëmohim. Sakrifica të rënda të mëdha, të shumta. Mungesa të rënda në jetën e përditshme, që sjellin mundime e vuajtje, humbje të rënda, sakrifica të përditshme, jetë me sakrifica, me vuajtje të ndryshme.
Njerëzit të mirë zotërojnë ndjenjën e së bukurës, guximin për të ndërmarrë rreziqe, aftësinë për të thënë të vërtetën, kapacitetin për të bërë sakrifica. Ironikisht, virtytet e tyre i bëjnë ata të prekshëm, janë ata që lëndohen dhe shkatërrohen më shpesh. Mirëqenia njerëzore, guximi, ironia, rreziqet, sakrifica janë pjesë e jetës që përcillen tek çdo njeri. Kështu që çdo qenie njerëzore duhet të vetëdijësohet dhe t’i përballojë këto probleme që në të ardhmen të ketë një afrimitet me njëri-tjetrin dhe të shijoj kënaqësitë e bukurinë e jetës dhe të jetë me virtyte të ndërsjelluar.
Mirëqenia e njerëzimit
Forca e vullnetit që kërkohet për të kapërcyer barrierat që kanë mbetur, të cilat bllokojnë realizimin e ëndrrës shumëshekullore për paqe të përbotshme, duhet stimuluar me një perspektivë begatie të njerëzimit në kuptimin e plotë të kësaj fjale, duke zgjuar vetëdijen për mundësitë e mirëqenies shpirtërore e materiale të të gjithë banorëve të planetit.
Parimi bazë i një strategjie që mund ta angazhojë popullsinë e botës të marrë mbi vete përgjegjësinë për fatin e saj të përbashkët duhet të jetë vetëdija për njëshmërinë e njerëzimit.
Drejtësia është e vetmja forcë që mund ta kthejë lindjen e vetëdijes mbi njëshmërinë e njerëzimit në vullnet kolektiv, përmes të cilit mund të ngrihen qetësisht strukturat e nevojshme të jetës komunitare të përbotshme.
Hedhja e themeleve për një qytetërim duke filluar së pari në mënyrë individuale, automatikisht kërkohet krijimi i ligjeve e të institucioneve universale si nga natyra dhe nga rëndësia e tyre. Përpjekja mund të fillojë vetëm kur koncepti i njëshmërisë së njerëzimit të jetë përqafuar me gjithë zemër nga ata që kanë përgjegjësinë për marrjen e vendimeve dhe kur parimet që lidhen me këtë të jenë përhapur si përmes sistemeve edukative dhe mjeteve të komunikimit masiv.
Në të gjitha gjërat është i nevojshëm konsultimi pjekuria e dhuntisë së të kuptuarit shfaqet përmes konsultimit. Tipi i kërkimit të së vërtetës që imponon ky proces shkon shumë përtej modeleve të bisedimeve e të kompromisit që priren të karakterizojnë debatin e sotëm rreth punëve njerëzore. Kjo nuk mund të arrihet, në fakt arritja e kësaj pengohet ashpër nga kultura e protestës, që është një tjetër tipar gjerësisht mbizotërues i shoqërisë së sotme. Debati, propaganda, metoda e kundërvënies, gjithë aparati i politikës partiake, që kanë qenë për një kohë të gjatë dhe një pjesë goxha e madhe ende janë tipare të zakonshme të veprimit kolektiv, janë qenësisht të dëmshme për qëllimin e këtij kërkimi: domethënë për të arritur konsensus për realitetin e një situate të dhënë dhe për mënyrën më të urtë të veprimit midis alternativave që dalin në një moment të dhënë. Po ashtu gjëja më e rëndë është të sakrifikosh njerëzit e mirë, të ditur, specialistë të fushave të ndryshme për qëllime politike vetjake por edhe grupore.
Një botë po vdes dhe një botë e re po lufton për të lindur. Zakonet, qëndrimet dhe institucionet e akumuluara gjatë shekujve po u nënshtrohen provave që janë të nevojshme për zhvillimin njerëzor, siç janë edhe të pashmangshme.
Të bashkuar në këshillim, dhe një në mendime.
Detyra e krijimit të një strategjie botërore të zhvillimit, që do të përshpejtojë arritjen e moshës së pjekurisë nga njerëzimi, përbën një sfidë për të ristrukturuar në themel të gjitha institucionet e shoqërisë. Reagimi që kërkohet duhet të bazohet në pranimin pa kushte të njëshmërisë së njerëzimit, në angazhimin për të vendosur drejtësinë si parimin organizues të shoqërisë, si dhe në vendosmërinë për të shfrytëzuar në maksimum mundësitë që një dialog sistematik midis gjenisë shkencore e fetare mund të krijojë për lulëzimin e kapacitetit njerëzor.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.