“Puçrrat” që kanë disa njerëz në pjesën e sipërme të krahëve quhen keratoza. Shfaqja e tyre mund të jetë e lidhur me konsumin e glutenit, kështu që trajtimi mund të jetë më i lehtë nga sa e imagjinojmë.
Jo vetëm në krah, keratoza mund të shfaqet edhe në gjoks, shpinë, këmbë dhe vithe. Meqenëse është kaq e zakonshme dhe nuk shkakton dhimbje ose acarim, gjendja nuk merret aq seriozisht nga ata që i kanë ato, përveç kur është në një fazë më të përparuar dhe fillon t’ju shkaktojë shqetësim nga ana estetike.
Sipas informacionit nga Kolegji Osteopatik i Dermatologjisë Amerikane, këto kokrriza që duken si puçrra të vogla janë një gjendje gjenetike që zakonisht hasen në adoleshencë dhe nuk kërkojnë një procedurë kirurgjikale për t’i hequr ato. Në shumicën e rasteve, mjaftojnë ushqyerja e duhur dhe disa trajtime natyrale. Që të formohen kokrrizat, duhet të ketë një tepricë të keratinës në trup, e cila grumbullohet në gjëndrat e lëkurës dhe formon topat. Kjo keratinë gjendet në sasi të mëdha tek gluteni.
Kush ka predispozitë gjenetike për keratozë, duhet të shoh nëse, kur ha gluten, puçrrat dallohen më shumë. Mund të jetë një tregues i një reaksioni alergjik ndaj kësaj proteine. Nëse gjithashtu përjetoni shqetësime gastrointestinale (ose simptoma më të rënda, të tilla si diarre, të vjella, marramendje, ënjtje) së bashku me këtë reagim, rekomandohet të konsultoheni me një mjek, pasi trupi juaj jep shenja të qarta të intolerancës ndaj glutenit.
Burimi / https://vibee.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.