Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit
Alfred Schutz ka hulumtuar në fushën e filozofisë së muzikës. Megjithëse Schutz ka qenë shkencëtar i shkencave sociale, ai ka bërë një studim fenomenologjik për muzikën, ku çështja e intersubjektivitetit së bashku me atë të komunikimit ndërmjet individëve ka një rëndësi të madhe. Interesi kryesor i analizës konsiston në karakterin e veçantë të të gjitha ndërveprimeve shoqërore të lidhura me procesin muzikor.
Procesi i komunikimit midis kompozitorit dhe dëgjuesit zakonisht kërkon një ndërmjetës: një interpretues individual ose një grup interpretuesish. Fushat e tij kryesore të përpjekjes janë interpretimet filozofike të botës shoqërore nëpërmjet gjuhës dhe arteve, veçanërisht muzikës. Performanca e lidhur me aspektet e polifonisë, tempit dhe ritmit kanë dhënë bazën për një prej kontributeve kyçe në teorinë sociale nga Schutzi: shpjegimin e rëndësisë parësore të strukturave të përkohshme për gjenezën dhe kuptimin e marrëdhënieve shoqërore.
Alfred Schutz -fenomenologjia e përvojës muzikore, komunikimit muzikor
Alfred Schutz ka qenë filozof austriak dhe fenomenolog social, punët e të cilit tejkaluan traditat sociologjike dhe fenomenologjike tradicionale. Ai e lidhi punën e Edmund Husserlit me shkencat shoqërore dhe ndikoi në trashigiminë e Max Weberit të themeleve filozofike për sociologjinë dhe ekonominë nëpërmjet punës së madhe të tij, “Fenomenologjia e botës sociale”.
Hulumtimi i filozofisë së muzikës nga Alfred Schutz sigurisht nuk mund të konsiderohet si aspekti më i dukshëm i këtij shkrimtari. As nuk mund të pohohet, se shkrimet e Schutz mbi këtë temë formojnë një korpus sistematik në punën e tij. Schutz ishte mbi të gjitha një shkencëtar i shkencave sociale, i tërhequr me forcë në projektin e themelit filozofik brenda fushës së tij të ekspertizës, siç ishin shumë shkrimtarë të gjysmës së parë të këtij shekulli. Në këtë projekt, ku haset fenomenologjia, që është disipline filozofike, luan një rol vendimtar çështja e intersubjektivitetit (marrëdhëniet psikologjike mes njerëzve), së bashku me atë të komunikimit ndërmjet individëve. Prandaj, është pa dyshim e drejtë të merret parasysh interesi teorik i Schutz për muzikën brenda kësaj kornize; pra muzika priret të marrë një vlerë paradigmatike (linguistikë-model reference ), në kuptimin që pjesa muzikore në zhvillimin konkret të saj kohor, në prani të interpretuesve dhe dëgjuesve, demonstron në një mënyrë të vërtetë shembullore, se si funksionon aktualisht procesi i marrëdhënieve shoqërore.
Alfred Schutz sjell një fenomenologji të përvojës muzikore për të studiuar bazën e marrëdhënieve shoqërore. Rasti i studimit të tij të komunikimit muzikor, sugjeron që komunikimi presupozon një “akordim të ndërsjellë” (“mutual tuning-up”), në këtë rast i përcaktuar nga ndarja e një hapësire kohore, të një “rryme të ndërgjegjes”, sikur dy dëgjuesit vendosen në të njëjtin temp muzikor. Marrëdhënia shoqërore i paraprin dhe për më tepër përbën kushtin për çdo marrëdhënie të mundshme shoqërore që mund të krijohet me gjuhën dhe praninë e individëve në një hapësirë të përbashkët.
Dimensionet e Performancës dhe Estetikës të Veprimit Social në punën e Alfred Schutz.
Në vitin 1956 Alfred Schutz u ftua të paraqiste temën: “Mozarti dhe Filozofët”, në konservatorin e njohur Peabody, Baltimore. Fushat e tij kryesore të përpjekjes janë interpretimet filozofike të botës shoqërore nëpërmjet gjuhës dhe arteve, veçanërisht muzikës. Një rindërtim i Alfred Schutz, mënyra për të marrë pjesë në sociologji nëpërmjet muzikës duhet të ndjekë dy drejtime analitike: eksplorimi i korrelacioneve midis praktikës muzikore të Schutz dhe pozicioneve të tij teorike, të plotësuara duke gjurmuar ndikimet, polemika ndërmjet Nietzsches dhe Wagner dhe debati midis Bergson dhe Ajnshtajnit kanë mbetur në mendimet e Schutzit.
Duke ndjekur të dy drejtimet analitike të përmendura më sipër, do të shqyrtoj kontekstin teorik të eseve duke analizuar dy tema më poshtë nga këndvështrimi i performancës: (1) polifonia (shumëzërëshi) dhe kontrapunkti , (notat kundra notave) të marra si struktura muzikore të luajtura dhe të realizuara (2) tempi dhe ritmi muzikor, të diskutuara nga këndvështrimi i performancës së ansamblit. Siç do të tregohet, performanca e lidhur me aspektet e polifonisë, tempit dhe ritmit kanë dhënë bazën për një prej kontributeve kyçe në teorinë sociale nga Schutzit: shpjegimin e rëndësisë parësore të strukturave të përkohshme për gjenezën dhe kuptimin e marrëdhënieve shoqërore.
Me interes të veçantë për Schutz është ‘kuptimi’ dhe mënyra se kuptimet janë të ndërtuara shoqërisht. Është gjithmonë interesante të kuptohen lidhjet e nxënësve me mësuesit dhe shokët e tyre, diçka që është duke u dëmtuar në tregun tonë aktual, dhe Schutz mësoi Luckman dhe Berger, të cilit “Ndërtimi Social i Realitetit”, ka pasur një ndikim të madh në shkencat shoqërore dhe në konstruktivizmin social në artikulimin e një sociologjie të dijes.
Por çfarë mund të themi për muzikën? Paragrafi i hapjes së Schutzit na tregon se muzika është një kontekst kuptimplotë i cili nuk lidhet me skemën konceptuale. Megjithatë, ky kontekst kuptimplotë mund të komunikohet. Procesi i komunikimit ndërmjet kompozitorit dhe dëgjuesit kërkon normalisht një ndërmjetës: një interpretues individual ose një grup interpretuesish. Ndërmjet të gjithë këtyre pjesëmarrësve atje, mbizotërojnë marrëdhëniet shoqërore të një strukture shumë të komplikuar.
Kjo paraqet pak “mister”. Ndërsa Schutz thotë, me “domethënie”, “ekziston një tendencë e fortë në mendimin bashkëkohor për të identifikuar kuptimin me shprehjen e tij semantik dhe për të shqyrtuar gjuhën, fjalën, simbolet, gjestet e rëndësishme, si kusht themelor i marrëdhënieve shoqërore”. Muzika sfidon çdo pikëpamje të tillë të kuptimit.
Si përfundim, shoqëria dhe psikika, mendja njerëzore mund të studiohen nëpërmjet termave muzikorë. Kontributi i Alfred Schutz është shumë i rëndësishëm në këtë plan. Prandaj sociologët dhe psikologët nuk duhet të “kenë frikë”, nga përdorimi i elementëve të muzikës, që ndihmojnë për të kuptuar mendjen dhe shoqërinë njerëzore, d.m.th ndihmojnë psikologjinë dhe sociologjinë për hulumtime dhe konkluzione të mëtejshme shkencore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.