Mendoni se keni stil? Mundet, por sigurisht jo aq sa Aliu. Edhe pse i ka 86 vite mbi supe, ai sfidon dhe blogerët më të njohur. Në shtatorin e vitit 2012, ai ra në syrin e fotografit të njohur Zoe Swampton, i cili e fotografoi të moshuarin me këmbëngulje, madje ka krijuar dhe “What Ali wore” (Çfarë ka veshur Ali), me prezantimin e veshjeve më të mira nga zotëria i moshuar vitet e fundit.
Fashion blogeri Ali, me origjinë turke, por që prej dyzet vjetësh jeton në Gjermani, në realitet ka ushtruar profesionin e mjekut. Por, vitet e fundit ai është shndërruar në një rrobaqepës dhe në të njëjtën kohë, duke veshur rrobat e krijuara nga vetë ai, i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Burimi: tgcom.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.