Studim

October 15, 2019 | 13:14

Alkooli ndryshon ADN-në

Studiuesit e “Rutgers University” në New Jersey kanë arritur në përfundimin se sa më shumë alkool të pinë njerëzit, aq më shumë ndryshon ADN-ja e tyre, duke rritur dëshirën për të pirë dhe duke shtuar kështu rrezikun nga vdekja e parakohshme.

Studiuesit amerikanë kanë testuar se si dëshira për të pirë alkool ndryshon dhe modifikon dy gjene (PER2 dhe POMC), gjë që u verifikua te personat e dy grupeve të rinjsh. Grupi i të rinjve që konsumonte alkool shfaqi një dëshirë më të madhe për pijet alkoolike.

Këto rezultate mund t’i ndihmojnë studiuesit të kuptojnë se cilat janë predispozitat gjenetike (gjeni PER2 dhe POMC) të alkoolizmit. Në këtë mënyrë ata mund të dallojnë me lehtë se cilat janë shtetet e rrezikuara dhe që të parandalojnë efektet e padëshirueshme të alkoolizmit në popullsi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top