Studim

November 29, 2018 | 11:30

Alkooli shkakton shtatë lloje kanceri

Të gjithë e dimë se alkooli është i dëmshëm për shëndetin tonë, por një studim i ri ka zbuluar se faktikisht kjo pije mund të shkaktojë shtatë lloje kanceri.

Konsumimi i çfarëdo sasie alkooli rrit shansin për zhvillimin e kancerit të gojës, fytit, ezofagut, mëlçisë, zorrëve, zorrës së trashë dhe gjirit.

Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Journal of Addiction’, ka zbuluar se alkooli ka shkaktuar rreth gjysmë milioni vdekje nga kanceri vetëm në vitin 2012. Edhe pse ata që pinë shumë alkool janë më të rrezikuar, ekspertët thonë se edhe ata që pinë në sasi të moderuar janë të rrezikuar nga zhvillimi i kancerit.

Ndër të tjera, hulumtimet sugjerojnë se alkooli mund të shkaktojë edhe kancerin në lëkurë, prostatë dhe në pankreas.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top