Këshilla & Arsye

January 13, 2017 | 11:24

Alkooli shton oreksin

Bazuar në studimet e realizuara te minjtë, alkooli ndikon drejtpërdrejt te strukturat në tru, të quajtura neuronet AgRP, të cilat rregullojnë oreksin.

1

Në testet që janë realizuar në minj, alkooli ka aktivizuar sinjalet e trurit, të cilat e bëjnë trupin të kërkojë më shumë ushqim. Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë raportuar gjetjet e tyre në revistën “Nature Communications”, besojnë se e njëjta gjë mund t’u ndodhë edhe njerëzve.

Minjve u janë dhënë doza alkooli për tre ditë, një dozë e barasvlershme me rreth 18 njësi apo një shishe e gjysmë verë për një person. Alkooli ka shkaktuar aktivitet në rritje të neuroneve të quajtura AGRP.

Këto janë neuronet që pushojnë se funksionari kur trupi përjeton uri. Pas eksperimentit, minjtë kanë ngrënë më shumë se sa normalja. Kur studiuesit e kanë përsëritur eksperimentin, por duke bllokuar neuronet, minjtë nuk hanin më dhe për këtë, studiuesit thonë se, neuronet AGRP janë përgjegjëse për oreksin e krijuar nga alkooli.

Ky studim parashtron një nga lidhjet e para të drejtëpërdrejta mes etanolit dhe mbikonsumit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top