Një ndodhi nga pakujdesia, po aq sa vetë fati e shtyu drejt kësaj rrjedhe! Pavarësisht asaj që ngjau me vogëlushen dy-vjeçare, më në fund shërimi i saj do të jetë edhe më i shpejtë. Altea Jubi, 2- vjeçarja e cila aksidentalisht ra në një tenxhere me qumësht dhe pësoi djegie në rreth 70% të trupit, është nisur sot urgjent drejt shtetit turk, për të marrë kurimin e merituar.
Në fakt, edhe këtë herë, vëmendja ka marrë përmasa më të mëdha kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar njohjen më mirë të rastit të vogëlushes. Ngjarja që ka tronditur opinionin publik, duke kërkuar në masë kontribute në vlera monetare për shpëtimin drejt një shteti më të specializuar e me resurse, ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit për t’i siguruar një kurim të tillë menjëhershëm vogëlushes. Ka qenë deputetja e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastarliu, e cila vizitoi sot 2-vjeçaren, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, e cila konfirmoi lajmin e mirë. Sipas Manastarliut, gjendja e vogëlushes paraqitet e rëndë, ndaj u mundësua edhe ndërhyrja sa më e shpejtë për t’i shpëtuar jetën.
MESAZHI I MJEKES
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.