Gjithnjë e më shumë femrat duan të rrinë larg deodorantëve “klasik” për të shkuar drejt diçkaje më të natyrshme dhe të shëndetshme.
Toksiciteti nga alumini në deodorantët “tradicionalë” i tremb shumë njerëz, të cilët tani duan të përdorin produkte natyrore dhe të shëndetshme.
1) Lëng limoni
Redukton djersën dhe erën e keqe. Por, kini kujdes: Mos e aplikoni menjëherë pasi keni shkulur qimet.
2) Sodë buke
Merrni pak sodë buke dhe aplikojeni mbi sqetulla pas dushit.
3) Vaji i kokosit
Vaj kokosit ka 1001 vlera. Ai mund të veprojë si një pastrues, shkumë rroje, zbardhues dhëmbësh, si deodorant dhe për gatim. Përhape pak në sqetull dhe jeni gati për ditën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.