Të gjithëve u ka ndodhur herët a vonë të përjetojnë një ndjesi të fortë djegieje në ezofag menjëherë pas ngrënies së një vakti. Në fakt, i ashtuquajturi acid i stomakut është një nga sëmundjet më të zakonshme. Sigurisht, ekziston një ilaç për të lehtësuar simptomat dhe quhet omeprazol, por si të gjitha ilaçet mund të japë efekte anësore serioze.
Alternativa natyrore për acidin e stomakut
Omeprazoli është një frenues i pompës protonike, ose më saktë është përbërësi aktiv i kësaj kategorie ilaçesh. Përdoret kur është e nevojshme të zvogëlohet prodhimi i acideve gastrike. Me pak fjalë, është një ilaç anti-ulçer dhe gastro-mbrojtës.
Siç thamë, si të gjitha ilaçet mund të ketë efekte anësore. Për shembull reaksione alergjike. Mund të fshehë gjithashtu simptomat e sëmundjeve të tjera, prandaj është thelbësore që të informojmë mjekun tonë kur i kërkojmë një ilaç aciditeti. Sidomos nëse kemi pasur simptoma të tilla si humbje peshe, probleme me gëlltitje, të vjella, jashtëqitje të errët, diarre të rëndë dhe të vazhdueshme.
Duhet të mbahet mend gjithashtu se marrja e omeprazolit për një kohë të gjatë (për të paktën një vit) mund të rrisë rrezikun e frakturave. Mund të shkaktojë marramendje dhe shqetësime të shikimit, prandaj mos e merrni nëse duhet të udhëtoni me makinë.
Aciditeti i stomakut
Aciditeti i stomakut ndodh kur acidi gastrik kthehet (po flasim për refluksin) dhe ngrihet përmes ezofagut, duke shkaktuar ndjesinë e djegies të njohur dhe shumë të pakëndshme. Ndër ushqimet dhe pijet që mund të shkaktojnë acid në stomak janë qepa, hudhra, ushqime të yndyrshme, lëng domateje, kafeja, pijet me gaz, agrumet, çokollata dhe alkooli.
Përdorimi i zgjatur i omeprazolit mund të shkaktojë probleme serioze në veshka dhe të ulë thithjen e vitaminës B12. Prandaj mund të jetë e arsyeshme të kthehemi te alternativat natyrore ndaj omeprazolit. Sidoqoftë, do të duhet ta marrim nëse kjo është këshilla e mjekut.
Por le të shohim këto alternativa të mundshme
Kamomil. Është tretës dhe mund të qetësojë irritimet e stomakut dhe ezofagut të shkaktuara nga refluksi.
Mjaltë. Është një qetësues dhe mund të ndihmojë në shërimin e indeve të irrituara nga lëngjet gastrike.
Uthull molle. Një lugë uthull molle në një gotë ujë mund të lehtësojë djegien dhe acarimin.
Lëng aloe vera. Lehtëson inflamacionet e stomakut. Gjysmë gote para ngrënies është e mjaftueshme.
Xhenxhefil. Është i aftë të luftojë bakterin Helicobacter pylori, i cili është mikroorganizmi përgjegjës për ulçerën e stomakut.
Burimi / https://www.pianetadonne.blog/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.