“Luaj pa hile” u thonë shpesh prindërit fëmijëve të tyre. Në të vërtetë, fëmijët nuk kanë nevojë për inkurajim që të jenë të ndershëm. Kjo është një karakteristikë e jetës shoqërore, e cila del në pah gjatë fëmijërisë.
Në një studim, të botuar në revistën “Science”, studiues kanë hetuar se si është zhvilluar aftësia e njerëzve për të qenë korrektë dhe se si ata reagojnë përballë padrejtësive. Për këtë janë studiuar përgjigjet ndaj detyrave të veçanta në specie të ndryshme (majmunë, shimpanze), qen, zogj dhe peshq.
Autorët sugjerojnë se kafshët që jetojnë në grup, përfshi këtu edhe qeniet njerëzore, kanë zhvilluar një ndjeshmëri përkundrejt padrejtësive për të evituar shfrytëzimin në brendësi të grupit të cilit i përkasin.
Më tej autorët sugjerojnë se kjo gjë ndodh për të ruajtur bashkëveprimin ndërmjet tyre, në mënyrë që të mbijetojnë në këtë grup.
Autorët e këtij studimi nënvizojnë se veprimet heroike apo ato të bamirësisë (si t’i shpëtosh jetën një njeriu, të dhurosh gjak apo të ardhura) mund të interpretohen si mirëqenie, për aq kohë sa njerëzit që i bëjnë këto veprime përfitojnë mirënjohjen dhe vlerësimin e të ngjashmëve të tyre.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.