Në fokus

July 2, 2019 | 14:10

Altruizmi na bën më njerëzorë, por është një sjellje që e ndajmë me shumë kafshë

 

Në një botë të dominuar nga përplasjet ideologjike dhe rivalitetet kulturore, harrojmë se altruizmi nuk është një dobësi, por një domosdoshmëri evolucionare. Na e mësuan paraardhësit e kafshëve.

Shoh një të huaj që po mbytet dhe zhytem për ta shpëtuar. Le të themi se rreziku që dhe unë vetë të mbytem është 5%. Por pa ndihmën time, njeriu rrezikon të mbytet me 50%. Gjesti im mund të duket një akt krejtësisht altruist. Por mendoj se një ditë do të kem unë nevojë të shpëtohem, dhe se njeriu që kam shpëtuar tani, do të zhytet për të më shpëtuar mua. Pa ndihmën e tij unë do të kisha një shans prej 50% për të shpëtuar veten, por me ndihmën e tij shanset do të arrinin 95%.

Nëse i vlerësojmë të dyja veprimet së bashku, shpëtimi i të huajit është në interesin tim: shkëmbimi i dy rreziqeve të vogla (5% e rrezikut që nxitoj kur ndihmoj të huajin dhe 5% të rrezikut kur më ndihmon) me një shumë më të madh (50% e rrezikut nëse nxitoj dhe nëse nuk më ndihmojnë).

Natyrisht, është një përllogaritje mjaft e thatë dhe abstrakte – kush do të ëndërronte të mbante llogari të tilla para se të zhytej për të shpëtuar dikë? – por na duhet për të kuptuar se altruizmi nuk është një lojë me shumën zero: është i dobishëm për ata që e praktikojnë atë dhe për ata që përfitojnë prej tij.

altruismoMbi sjelljen altruiste është fokusuar gjatë sociobiologjia, një disiplinë që përcakton detyrën e shqyrtimit dhe shpjegimit të sjelljes shoqërore në aspektin e evolucionit natyror. Altruizmi është me rëndësi thelbësore, sepse është në gjendje të na shpjegojë se si ka lindur etika. Sipas sociobiologëve, origjina e etikës nuk mund të shpjegohet me teorinë e kontratës sociale, të cilën do ta kishim nënshkruar për të ndërprerë një gjendje lufte të vazhdueshme, të shkaktuar nga natyra jonë e dhunshme (homo hominis lupus i Thomas Hobbes).

Arsyeja është e thjeshtë: sjellja altruiste nuk është një privilegj i burrave, por është e pranishme dhe e mirë dokumentuar edhe në shumë kafshë. Prandaj mund të konkludojmë se, ky nuk është një pushtim kulturor, por një tipar i trashëguar, që na është transmetuar nga paraardhësit tanë para-njerëzorë. (Rastësisht, ajo është gjithashtu e pranishme edhe tek ujqërit.)

Merrni rastin e mëllenjave. Kur një skifter i afrohet kopesë, mëllenjat lëshojnë një fishkëllimë veçanërisht të lartë për të paralajmëruar shokët e tyre. Kjo alarm bën që zogjtë e tjerë të shpëtojnë menjëherë, por kjo i bën zogjtë që i lëshojnë ato, lehtësisht të lokalizueshëm nga skifterët, të cilët kanë tendencën të mbështeten në këto sinjale.

Një tjetër shembull i njohur është sjellja e gazelave të Thomson, të cilat jetojnë kryesisht midis Kenias dhe Tanzanisë, dhe janë preja e preferuar e qenve të egër afrikanë, të cilët i sulmojnë ato në qafë. Kur një gazelë vëren se një qen i egër ka kaluar zonën e sigurisë së tij, fillon një kërcim i papritur. Ajo prodhon një seri kërcimesh shumë të larta, duke harkuar kurrizin dhe shtrirë këmbët. Një lëvizje spektakolare dhe e lehtë për t’u vënë re nga pjesa e kopesë së gazelave, të cilat ia mbathin menjëherë për të shpëtuar, por edhe nga grupi i qenve të egër, të cilët shfrytëzojnë mundësinë për t’u afruar më shpejt me prenë, e cila në vend që të shpëtohet, vazhdon të kërcejë.

Sjellja altruiste e kafshëve i ka intriguar gjatë sociobiologët, sepse duket se bie në kundërshtim me parimet e përzgjedhjes natyrore. Nëse përzgjedhja është një luftë për mbijetesë, pse nuk i ka eliminuar kafshët altruiste, të cilët sakrifikojnë jetën e tyre për të rritur shanset e mbijetesës së të tjerëve?

Përgjigjja është e thjeshtë: sepse kjo sjellje është funksionale në transmetimin e gjeneve dhe për pasojë edhe në mbijetesën e të gjitha specieve.

Altruizmi nuk është gjë tjetër veçse ndjenjë, pak a shumë e vetëdijshme, e reciprocitetit. Kjo është shumë e zakonshme në të ashtuquajturit gjitarë të sipërm, të cilët e kanë trurin shumë të ngjashëm me tonin: si elefantët, delfinët, qentë dhe natyrisht majmunët. Tek këta të fundit, reciprociteti mund të vërehet në një situatë tipike: ajo e trajtimit të ndërsjellë për të eliminuar parazitët nga vendet e pakëndshme. Arsyetimi është thjesht ai i “nëse më gërvisht shpinën, më pas do të kujdesem unë për tënden”. Por nuk bëhet fjalë vetëm vetëm për një automatizëm instinktiv. Prova në fakt është se majmunët kërkojnë partnerin më të besueshëm, atë që ofron garanci më të mëdha, dikur i bllokuar, për të kthyer favorin.

Kjo ndjenjë reciprociteti është e pranishme tek të gjithë njerëzit në planet, pavarësisht nga traditat e tyre kulturore, aq shumë sa që mund të konsiderohet një ndjenjë universale. Howard Becker ka propozuar për ripërcaktimin e specieve tona “homo reciprococus”.

Shumë mbjellës të urrejtjes dhe pakënaqësisë mes popujve duhet ta kenë të qartë këtë në mendje. Reciprociteti ndaj kolegëve nuk është shenja e një kulture në procesin e rënies. Është një instinkt universal që ne do të bënim mirë ta mbështesnim nëse kujdesemi për mbijetesën e specieve tona.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi 4me.style.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top