Mirëqenie

April 26, 2019 | 9:41

Alzheimer: kërpudhat zvogëlojnë me 50% rrezikun e humbjes së kujtesës

Kërpudhat mund të ndihmojnë në përgjysmimin e rrezikut të humbjes së kujtesës, në sëmundje si Alzheimer. Kjo u zbulua nga një studim i Universitetit Kombëtar të Singaporit, i cili përfshiu 663 kinezë mbi 60 vjeç , të cilëve iu monitoruan ushqimin dhe stilin e jetës për 6 vjet midis 2011 dhe 2017.

Arsyeja është se kërpudhat përmbajnë shumë fibra, antioksidantë dhe proteina, si dhe vitamina dhe minerale. Idealja është t’i hani dy herë në javë. Studiuesit zbuluan se njerëzit që konsumonin kërpudha dy herë në javë kishin një rrezik 50% më të ulët të dëmtimit të kujtesës, e cila shpesh paraprinë sëmundjen e Alzheimer.

Ata gjithashtu zbuluan se sa më shumë kërpudha të hanin, aq më e mirë ishte performanca e tyre në testimet e arsyetimit dhe përpunimit. Pjesëmarrësit konsumuan lloje të ndryshme të kërpudhave. Këto përfshijnë shitake, kërpudha gocë deti (e njohur edhe si shimeji-zi), champignon, enoki dhe portobello.

Hulumtuesit gjithashtu theksojnë se kërpudhat janë një nga ushqimet e pasura me Ergothioneine, një antioksidant anti-inflamator unik që njerëzit nuk mund ta prodhojnë vetë, por mund të merret nga burimet ushqimore. Kërpudhat gjithashtu përmbajnë lëndë ushqyese dhe minerale të rëndësishme, janë të pasura me vitaminë D, selen dhe spermidine, substanca që gjithashtu mbrojnë neuronet.

Gjithashtu është vërejtur se substancat që rrjedhin nga kërpudhat mund të pengojnë prodhimin e proteinave toksike, akumulimi i tepërt i të cilëve përputhet me zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe Demencës.

 

 

Burimi / benesserefeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top