Edhe pse nuk mund të jetë ndryshueshmëri e konsiderueshme në shprehjen klinike të sëmundjes Alzheimer, simptoma e parë është zakonisht vështirësi për të kujtuar ngjarjet e fundit.
“Shenja të tjera që duhet të ngrenë dyshimin janë: pamundësia që të lidhin objektet me emrin dhe shprehja me fjalët e duhura të mendimeve të tyre,” thonë neurologët.
Pra, përveç rënies së kujtesës afatshkurtër, duhet të ngrenë dyshime edhe vështirësitë gjuhësore.
-Fillimisht, pacienti fillon të paraqesë probleme në kryerjen e aktiviteteve të përbashkëta.
-Një tjetër simptomë tipike është humbja e orientimit duke rezultuar në vështirësi për të arritur vendet e zakonshme.
-Humbja e interesit për punë, jetën sociale, kohën e lirë dhe modifikimin e marrëdhënieve ndërpersonale, mosbesimin ndaj familjes.
-Me përparimin e sëmundjes shfaqen ndryshime të gjumit dhe shqetësime reale të sjelljes .
Është e rëndësishme që të kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur, edhe kur simptomat duken të buta. Mos harroni se Alzheimer nuk shërohet, por në bashkëpunim me neurologun shenjat mund të zbuten.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.