Lifestyle

January 24, 2018 | 9:19

“Amazon” hap supermarketin biometrik

Një lëvizje që pritet të revolucionarizojë të gjithë mënyrën sesi kryhen blerjet, “Amazon” çeli supermarketin e saj të parë pa staf dhe kasierë.

untitled

“Amazon Go”, që gjendet në Seattle, është testuar nga punonjësit e kompanisë përgjatë të gjithë vitit të kaluar, e tani duket se ishte gati për prezantimin e madh.

Supermarketi përdor minisensorë dhe kamera të vendosura në tavan për të identifikuar secilin blerës, e për të gjurmuar produktet e përzgjedhura prej tyre, në një proces që eliminon nevojën e faturimit.

Pagesa do të tërhiqet nga kartat e kreditit të klientëve, kur ata të largohen nga dyqani. Përpara se të hyjnë atje, blerësve do t’iu duhet të akvitizojnë aplikacionin “Amazon Go” në celularët e tyre, të cilët më pas do t’i skanojnë.

Sensorët në rafte i shtojnë produktet e zgjedhura në koshin virtual të konsumatorëve, e mund të fshijnë atë artikull, të cilin klienti ndërron mendje dhe e lë prapë në vend.

Dyqani ishte hapur për punonjësit e gjigantit të blerjeve dhjetorin e vitit 2016 dhe pritej që shumë shpejt të mbërrinte edhe te publiku i gjerë.

Megjithatë, burime brenda tij pohojnë se ka disa probleme me identifikimin e saktë të blerësve me karakteristika trupore të ngjashme, apo fëmijët që mund të lëvizin sendet në raftet e gabuara.

Burimi: Gazeta Shqiptare Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top