Në një atmosferë festive, Birra Korça ishte krenarisht pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të organizuara nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në ambientet e Wilson International School, më 2 Korrik 2025.
Të ftuarit e shumtë, shqiptarë dhe të huaj, patën mundësinë të shijonin freskinë dhe cilësinë e Birrës Korça gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes, duke e bërë atë një ndër pijet më të preferuara të eventit.
Në një festë që bashkoi komunitetet shqiptare dhe amerikane në frymën e miqësisë, Birra Korça përfaqësoi denjësisht produktin autentik shqiptar.
Pjesëmarrja në këtë event është një tjetër dëshmi e rolit të Birra Korça si ambasadore e shijes shqiptare, duke qenë pranë komuniteteve dhe aktiviteteve që festojnë vlerat e përbashkëta dhe lidhjet ndërkombëtare.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.