Këngëtarja me famë botërore Rihanna është zgjedhur ambasadore në vendlindjen e saj, Barbados. Këngëtarja është shprehur se ndihet shumë krenare për veten e saj, pasi mori një rol të ri ambasadorësh nga qeveria e Barbados. Artistja, emri i të cilës është Robyn Rihanna Fenty, u emërua “Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë” për vendin e saj të enjten. Pas lajmit mësohet të jetë shprehur se: “Çdo Barbadian do të duhet të luajë rolin e tij në këtë përpjekje. Unë jam e gatshme dhe e emocionuar për të marrë përgjegjësinë”, tha Rihanna.
Ndërkohë kryeministrja Mia Amor Mottley ka thënë se ajo ishte e nderuar të dorëzonte titullin. “Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo reflektohet në filantropinë e saj, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit. Ajo gjithashtu tregon patriotizmin e saj në mënyrën se si ajo i jep përsëri këtij vendi dhe vazhdon të thesarizojë ishullin si shtëpinë e saj”.
Rihanna gjithashtu ka bërë ndërkombëtarisht bamirësi përmes Fondacionit “Clara Lionel”, e cila është emëruar pas gjyshërve të saj. Ylli pop ka qenë gjithashtu një komentuese e zëshme në çështjet politike dhe sociale. Në vitin 2017, ajo ishte kritike e betuar e presidentit Donald Trump pas shkatërrimit që solli Uragani Maria në Puerto Rico.
Në të njëjtin vit ajo bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës me armë pasi një kushëri i saj u qëllua për vdekje në Barbados.
Në muajin mars, ajo fshiu 1bilion dollarë nga vlera e Snapchat pasi kritikoi aplikacionin për një njoftim që iu duk për të ndriçuar dhunën në familje.
Rihanna është ikonë e muzikës, modës, bukurisë e thjeshtësisë dhe si e tillë ajo di mirë si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. 30-vjeçarja, prej disa kohësh është dhe në një lidhje të bukur dashurie dhe ndihet shumë e lumtur për këtë gjë. “Nuk kam njohur kurrë dikë si ai. Jam shumë e lumtur. Mendoj se është koha për të rregulluar jetën time të dashurisë. Kaq mund të them tani… po shijoj çdo gjë.”
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi The Guardian
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.