Në fokus

March 28, 2017 | 14:38

Ambasadori Lu nderon mësuesen që “sfidon” kanunin për të arsimuar fëmijët e ngujuar në Shqipëri

Ambasadori Donald Lu ka nderuar mësuesen Liljana Luani për edukimin e fëmijëve, të cilët janë viktima të gjakmarrjes.

1

“Më 24 mars, Ambasadori Lu organizoi një pritje për nder të Zonjës Liljana Luani, e kandiduar nga Ambasada Amerikane për Çmimin Ndërkombëtar të Sekretarit të Shtetit për Gratë Kurajoze të vitit 2017. Ky çmim nderon gratë nga e gjithë bota, të cilat kanë treguar kurajo të jashtëzakonshme dhe udhëheqje në mbrojtjen për të drejtat e njeriut, barazinë e grave dhe përparimin shoqëror, shpesh në rrezik të madh për jetën e tyre.

Për më shumë se dhjetë vjet, Znj. Luani i ka dhënë shpresë brezit të ardhshëm të Shqipërisë, duke edukuar dhe arsimuar fëmijë të cilët janë viktima të gjakmarrjes. Gratë, të cilat e kanë marrë këtë çmim më parë, anëtaret e grupit të ambasadës për fuqizimin e grave, përfaqësues të qeverisë, si dhe aktiviste të tjera ishin të pranishme për të festuar punën dhe përkushtimin e Zonjës Luani për komunitetin e saj”, shkruhet në faqen e ambasadës.

Për punën e saj është folur edhe më parë në media.Liliana Luani, mësuese e shkollës fillore në “Pashko Vasa”, Shkodër shkon tre herë në javë pas mësimit në fshatrat përreth Shkodrës për t’u dhënë mësim fëmijëve që jetojnë të izoluar për shkak të gjakmarrjes në familje. Kësaj i shtohet në fundjavë një udhëtim një orë më makinë, 45 minuta me varkë dhe gjysmë orë në këmbë për të mbërritur në fshatin Mazrek të Dukagjinit e fshatrat përreth te “fëmijët e saj”, siç i quan mësuesja 56-vjeçare këta fëmijë. 30 fëmijëve të tillë ajo u jep mësim në bazë të një plani javor të zhvilluar vetë, me libra shkollorë të ardhura nga donacione të ndryshme. Liliana Luani nuk harron t’u japë detyra shtëpie fëmijëve, që i kontrollon në orën e ardhshme mësimore.

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top