Ambasadori ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya, gjatë takimit të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme, lexoi ato që shpjegoi se ishin mesazhet nga smartfoni i një ushtari rus që vdiq në luftë.
Biseda e ushtarit rus me nënën
Nëna: Përse nuk më ke shkruar për kaq shumë kohë? A je me të vërtetë në stërvitje?
Ushtari: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime.
Nëna: Po ku je. Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.
Ushtari: Po çfarë pakoje? Unë dua të vras veten
Nëna: Çfarë flet kështu? Çfarë ndodhi?
Ushtari: Nënë jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po ndodh këtu. Kam frikë se e katranosëm këtu. Edhe me njerëzit paqësorë. Na thanë që do të na prisnin me duar hapur, por ne nuk jemi të mirëpritur për ta. Ata po hidhen poshtë tankeve tona për të mos kaluar. Na quajnë fashistë. Nënë kjo është shumë e vështirë.
Burimi / https://www.huffingtonpost.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.