Shkrimtari dhe dramaturgu irlandez, George Bernard Show, mendonte se, përderisa ka një dëshirë, ka dhe një arsye për të ekzistuar. Kënaqësia ndahet në çastin e vdekjes. Ndërsa poeti dhe filozofi libanez, Kahlil Gibran, pohonte se kuptimi i njeriu nuk gjendet tek arsyeja, por në atë që do të arrijë në të vërtetë. Mendimtarë të mëdhenj kanë dalë në konkluzionin se ideja e ambicies si një kërkim i vazhdueshëm, pulsim konstant drejt një objektivi, dëshirë e gjallë që nuk kënaqet kurrë, është arsyeja e jetës. Nëse është negative apo pozitive, ambicia rri në themele të veprimeve njerëzore, të merituara apo jo qofshin.
1.Ambicia e kanalizuar në drejtimin e duhur bën mirë
Të kesh ambicie është e drejtë dhe e shëndetshme. Për më tepër, dëshira për të bërë gjërat e duhura edhe pse ndonjëherë në mënyrë të gabuar, qëndron në përftimin e përvojës dhe bërjen e tyre më së miri. Qoftë edhe kështu, ne kemi hedhur një hap përpara.
2.Përcaktoni qartë kufijtë tuaj
Nëse arrini në gjysmën e objektivit për të cilin konkurroni, çfarë ju mbetet për të bërë? Jeni të kënaqur me atë që keni përfituar deri tani? Ju bën të lumtur? Këto janë pyetjet për të cilat është e mirë t’u jepni përgjigje, për të parë se si fryma e vazhdueshme konkurruese është e përmbushur në kufijt e saj drejt një jete autentike. Nëse kjo është arsyeja e vetme që lëviz diçka, atëherë stresi është pas qoshes.
3.Mëso nga të tjerët
Transformoni dëshirën për të shkëlqyer në mënyrë më të frytshme: në vend që të jemi “të parët”, duhet të dimë të shohim se çfarë kanë të zhvilluar të tjerët në krahasim me ne. Të zbulojmë sekretet e tyre për të arritur synimet tona. Është thelbësore që në jetë të dimë të jemi kuriozë. Nëse mendojmë vetëm për të fituar, atëherë kemi mësuar shumë pak ose aspak.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.