Presidenti amerikan Barak Obama në fjalimin e tij të fundit para dy dhomave të Kongresit, Senatit dhe asaj të Përfaqësuesëve, foli për shumë sfida, një ndër të cilat ishte edhe gjetja e kurës kundër sëmundjes së kancerit.
“Vitin e kaluar, zëvendës-presidenti Bajden më tha se Amerika mund të kurojë kancerin.Muajin e kaluar, ai ka punuar me kongresmenët që ata t’i tregojnë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë burimet më të forta që ata i kanë pasur brenda 10 viteve. Sonte, unë po shpall një përpjekje të re kombëtare për ta bërë këtë. Për të gjithë njerëzit e dashur që kemi humbur, për familjen që ne ende mund ta shpëtojmë, le ta bëjmë Amerikën vendin që do të shërojë kancerin një herë e përgjithmonë. Shërimin i kancerit, natyrisht, nuk do të ndodhë brenda natës, tha Obama.
Joe Biden, i cili humbi djalin e tij nga kanceri në tru, është vënë nga Obama në krye të këtij misioni, i cili po të arrihej të ishte i sukseshëm do të shpëtonte miliona jetë njerëzish në botë.
“Unë do t’i kalojë 15 muajt e tjerë në këtë zyre që t’ia arrijmë qëllimit, sepse e di që ka demokratë dhe republikanë që e ndajnë të njëjtin pasion me ne, dhe pasioni ynë është mundim këtë sëmundje vdekjeprurëse”, tha Biden.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.