Në fokus

June 16, 2018 | 10:14

Amerikë, adoleshenti autik trondit me fjalimin në ceremoninë e diplomës: “Bëni gjëra të papritura!”

Të veshur me pelerinë dhe kapelë, ku këtë të fundit, të gjithë të diplomuarit e hedhin në ajër, për të festuar fundin e një rruge, shkollën e mesme dhe fillimin e një tjetre, shkollën e lartë. Sef Scott shkon në skenë, gjatë ceremonisë së diplomimit në Plano High School Lartë, Teksas. Dhe kjo gjë ka mahnitur turmën, duke i bërë të qëndrojnë në heshtje për pak sekonda. Por befasia e vërtetë është kur ky adoleshent me autizëm fillon të flasë: “Bëni gjëra të papritura në jetën tuaj”. Para tij, një audiencë me mijëra njerëz u kthye nga skena.

“E papritur është fjala që ju duhet të mbani mend të gjithë – vazhdon ai – e papritur, veçanërisht për studentët e vitit të fundit që më njohin mirë, është prania ime këtu”.

Duartrokitja vjen e menjëhershme. Njerëzit janë të habitur, duartrokitjet shoqërohen me thirrje inkurajimi. Por Scott nuk ndalet. Ai vazhdon për 6 minuta, një kohë që do të trembë edhe folësin më me përvojë.

“Për ata që nuk më njohin, emri im është Sef Scott dhe unë jam një student me vështirësi në të folur, për të qenë më preciz, kam autizëm dhe një çrregullim në komunikimin shoqëror”, shpjegon ai.

Dhe më tepër: “Për të vendosur se çfarë të them këtu, sot më ndihmoi nëna ime dhe vëllai im i vogël, i cili në vetëm 9 vjet ka mposhtur një tumor të trurit dhe sot bën fjalime për të mbledhur fonde në aktivitete bamirësie”.

Para se të përfundojë ai bën një thirrje të përzemërt për shokët e klasës se si të bëjnë zgjedhje të rëndësishme rreth asaj se çfarë të bëjnë dhe çfarë të jenë në të ardhmen: “Kaloni momente të papritura në jetën e përditshme. Kjo mund ta bëjë më të mirë ditën tuaj dhe të atyre që janë përreth jush. Merrni dikë që ka vështirësi të vendos pazarin në çanta, jepeni biletën që nuk do ta përdorni, por që mund ta bëjë të lumtur personin që po shikon me dëshpërim.

Së fundi, një nxitje për të zgjedhur gjithmonë atë që dëshirojnë, pa u ndikuar nga presionet e të tjerëve: “Mos ndiqni ëndrrat e dikujt tjetër, mos e humbni kohën për diçka që kurrë nuk e keni dashur”. Dhe, si në një rreth që mbyllet në mënyrë të përkryer, kthehet në fjalën me të cilën ai e kishte hapur fjalimin e tij: “Jeta juaj është ajo që përjetoni, mos prisni që dikush të bëjë atë që ju kënaq, bëhuni të papritur”.

Pas 6 minutash, një duartrokitje e madhe, shumë më pak e papritur se e para dhe videoja e fjalimit u shpërnda në rrjetet sociale nga mijëra përdorues të prekur nga adoleshenti mahnitës.

 

Burimi / tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top