Çfarë duhet të bëni për të mos shpenzuar shumë kohë në kuzhinë?
Menu për 1 javë:
- E hënë: Thjerrëza dhe sallatë me jeshillëqe
- E martë: Qofte pule me patate në furrë, sallatë me lakër dhe karotë
- E mërkurë: Makarona me kimë viçi me perime dhe supë me perime
- E enjte: Fasule dhe sallatë me lakër dhe karotë
- E premte: Qofte pule me perime të ziera dhe patate
- E shtunë: Peshk të pjekur dhe supë me perime
- E dielë: Çfarë keni të preferuar të familjes…
- Thjerrëzat janë ‘fast-food-i’ më i shëndetshëm dhe nuk do shumë mjeshtëri. I ziejmë thjerrëzat me pak qepë, hudhër, dafinë, pak vaj ulliri, kripe dhe pak uthull në fund.
- Bëni brumin e qofteve me mish pule të grirë dhe perime (qepë, karotë, kungull, pak erëza dhe vezë), që të dielën dhe vendoseni në ngrirje me pelikola dhe përdoreni gjatë javës, si të pjekura me patate në furrë apo thjesht i pjekim.
- Mund të përgatisim kimë me mish të grirë pa shumë yndyrë, me qepë dhe erëza, ta racionojmë dhe ta lëmë në ngrirje për të përgatitur makarona shpejt gjatë javës.
- Mund të presim perime në kubikë të ndryshëm për t’i përdorur për supë, makarona, apo rizoto perime si ( spec, kungull, qepë, karotë, selino, barbunja, bizele, spinaq).
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.