Në fokus

August 11, 2017 | 10:35

Ana 15-vjeçarja që ka nevojë për fizioterapi, për më pak dhimbje!

Ajo është mamaja e 3 fëmijëve. Jeta e saj ndryshoi kur në jetë erdhi vajza e dytë, Ana, që sot është 15 vjeçe. Kur ishte 6-muajshe, ajo kaloi një ftohje të rëndë. Prindërit e sollën në Tiranë dhe në kryeqytet mjekët e diagnostikuan me epilepsi. Për të dy ishte shumë e vështirë. E ëma tregon se ajo sëmurej shpesh: kishte kriza epilepsie, probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë. “Gjithmonë e kam dashur jetën, por ka 15 vite që e dua më shumë se kurrë. I lutem Zotit të rroj më shumë se 100 vite, jo për vete, po për gocën”- tregon Fiqiretja.

Ana nuk ka ecur dhe nuk ka folur kurrë. Ajo është e lidhur pas një shtrati përjetësisht. Ndërsa Fiqiretja është e lidhur pas saj. Ajo e lan, e ushqen dhe nuk i ndan sytë asnjë çast. “Çfarë të them, e kam pikë në zemër, si çdo nënë. Kur ajo vuan dhe nuk më tregon ku i dhemb, shpirti im e di sa vuaj. Ndoshta i pihet ujë dhe unë i jap bukë. Ku ta di unë! Kur e motra dhe i vëllai vijnë vërdallë nëpër shtëpi, kurse Ana i sheh ulur, mua më qan shpirti!”- thotë Fiqiretja mes lotësh.

Ana është rritur në shtat si bashkëmoshataret, por nuk i gëzohet jetës siç bëjnë ato. Fiqiretja tregon se ajo e ndjek me sy nëpër shtëpi, kaq mund të bëjë. E motra, Klevisjana, 10-vjeçare, e nxjerr shpesh në verandë që të shohë kopshtin, pemët, lulet, kafshët. Ana është shumë e lidhur me familjarët e saj. Sa herë i ati vjen, ajo përplas duart nga gëzimi, por Ana e sheh shumë pak. Ai është i vetmi që punon nga familja dhe e vetmja mundësi është të shkojë në Greqi, çdo 3 muaj. Ata jetojnë në fshatin Qukës Shkumbin në Librazhd. Fshati i tyre është rreth 40 minuta larg qytetit. Fiqiretja tregon se, në qytet, fëmijët si Ana prindërit i nxjerrin xhiro pasdite, ndërsa ajo nuk mundet sepse rrugët në fshat nuk janë të rregulluara, shëtitore nuk ka dhe shikimet e njerëzve vrasin.

Ana nuk ka mundur kurrë të marrë ndihmë të specializuar. “Po të kisha mundësi do e çoja për fizioterapi tek qendra në qytet, që të paktën të ketë më pak dhimbje dhe të takojë fëmijë të tjerë”- thotë Fiqiretja.

Studimi ynë i fundit tregoi se, në Shqipëri, jetojnë 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 92% e tyre nuk marrin shërbimet për të cilat kanë nevojë. Që Ana dhe këta fëmijë të kenë mundësi për të jetuar një jetë me dinjitet, World Vision ka nisur programin social “Tungjatjeta”.

Si mund të dhuroni:

Raiffeisen Bank

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top