Në fokus

May 8, 2017 | 12:10

Ana tjetër e juristes Eni Çobani

Eni Çobani ka qenë e ftuar të premten tek emisioni “Rudina” në Televizionin Klan, por këtë herë jo si juriste. Çobani ka bërë një intervistë ndryshe nga të tjerat , ku tregoi të fshehtat e fëmijërisë së saj dhe foli për pasionin e saj të fshehur që shumë pak veta e dinë.

1

Çobani tregoi se shkollën 8-vjeçare e ka bërë për violinë tek ‘Kongresi i Përmetit”. Por ai pasion, ato mësime mbetën aty, pasi babai i saj e bindi të studiojë diçka tjetër. Sot ajo thotë se prindërit e saj kishin bërë zgjedhjen e duhur duke e regjistruar në gjimnaz të përgjithshëm.

Përpos të gjithave, asaj nuk i ka humbur dëshira dhe pasioni që ka për muzikën dhe shprehet se ajo nuk e imagjinon dot jetën pa muzikë. Për kënaqësinë e teleshikuesve Eni luajti edhe një pjesë në violinë.

Megjithatë, pasionet ndryshojnë dhe në maturën e saj ajo ka dëshiruar të bëhet një mjeke e mirë. Por, duke qenë se ishte pjesë e një familjeje të prekur nga sistemi i asaj kohe, fati nuk deshi që ajo të bëhej një mjeke.

Juristja Çobani shprehet se edhe sot e vuan ende padrejtësinë që i është bërë në ato vite. Për më tepër tregon se emisioni ‘Shihemi në gjyq’ bën 5 vjeç dhe në vjeshtë do të ketë surpriza të reja së bashku me bashkëpunëtorin e saj, Ardit Gjebrean. /tvklan

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top