Studim

October 9, 2020 | 8:18

Analiza e gjakut ndihmon për kancerin e mushkërive

Shpresa vjen nga një studim i “Institutit të Tumoreve” në Milano dhe nga një studim i “Ohio State University” në Columbia (SHBA). Një test i shpejtë, i cili bazohet në analizën e microRna: 24 molekula qarkulluese të gjakut, që janë përgjegjëse për përkeqësimin e proceseve biologjike në bazë të tumoreve të mushkërive.

Duke analizuar kampionin e gjakut të marrë nga gjashtë mijë duhanpirës, të monitoruar për pesë vjet, studiuesit kanë vëzhguar se 100% e atyre që sëmureshin nga kanceri i mushkërive, kishin vlera negative të microRna-ve.

Ky përkeqësim është i dukshëm që 2 vjet përpara rëndimit dhe përhapjes së sëmundjes. Parandalimi është thelbësor: të keni kohë për ta kuruar do të thotë që ta mposhtni kancerin e mushkërive në masën 90%.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top