Ka një mënyrë të re për të diagnostikuar fillimisht kancerin e gjirit. Një ekip hulumtuesish nga Heidelberg në Gjermani kanë zhvilluar një test që zbulon praninë e kancerit me një mostër të thjeshtë të gjakut. Testi i ri do të ishte në gjendje të jepte indikacione për praninë ose jo të një tumori të gjirit me të njëjtën shkallë besueshmërie të një mamografie. Megjithatë, para se të hyjnë në grupin e kontrolleve për parandalimin e kancerit të gjirit, testimi do të duhet të verifikohet në studime më të mëdha.
Rezultatet premtuese
Rezultatet e fituara deri më tani bazohen, në fakt, në 650 gra, gjysma e të cilëve janë të sëmura. Duke analizuar gjakun e grave të sëmura, studiuesit zbuluan praninë e 15 biomarkues të ndryshëm, në bazë të të cilëve ata mund të diagnostikonin praninë e kancerit të gjirit, madje edhe në fazën fillestare.
Ekspertët shpjeguan se testi i gjakut bazohet në një procedurë inovative biopsie e aftë për të verifikuar praninë e sëmundjes në një mënyrë jo invazive. Pikërisht për shkak se janë shumë të vogla në numër, këto rezultate ende nuk mund të komentohen zyrtarisht, aq shumë saqë Qendra Gjermane e Kërkimit të Kancerit madje nuk ka qenë e përfshirë në zbulimin e lajmit.
Testet tradicionale mbeten të vlefshme
Ndërsa presim që testi të bëhet një instrument konkret për zbulimin e kancerit të gjirit, duhet të mbështetemi në mjete të tjera që mjekësia vë në dispozicion për parandalimin, duke filluar nga ekografia në mamografi, me një frekuencë që ndryshon sipas moshës dhe gjendjes së gjirit.
Kujdes ndaj faktorëve të rrezikut
Faktorët e rrezikut duhet gjithmonë të merren në konsideratë. Faktori dietë dhe metabolizmi nuk duhet të anashkalohen: konsumi i lartë i alkoolit dhe një dietë e pasur me yndyra shtazore dhe e dobët në ato bimore është veçanërisht e rrezikshme.
Së fundi, 5-7% e kancerit të gjirit janë të lidhura me faktorët trashëgues, një e katërta e të cilave janë të lidhura me mutacionin e dy gjeneve: BRCA 1 dhe BRCA 2. Në këto raste, një dietë e pashëndetshme dhe stili i jetesës mund të rrisin shanset për t’u prekur.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.