Ndihmon për të luftuar celulitin, lufton urinë dhe gjithashtu ndihmon shëndetin e kockave
Nga pamja e jashtme nuk është mes frutave më tërheqëse por sapo heq lëkurën e fortë, gjen një thesar mirësie dhe ushqyes të çmuar. Flasim për ananasin, me tulin e tij të verdhë e të ëmbël.
I freskët, të shuan etjen, ka shumë veti shëndetësore dhe ka mjaft përdorime në kuzhinë. Mjaft i mirë kur konsumohet në mënyrë natyrale, por është perfekt edhe si lëng apo i pasur në sallatë. Aleat i mirë për të humbur peshë pasi favorizon ndjesinë e ngopjes me pak kalori, përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, një antiinflamator natyral dhe ndihmon në luftën ndaj celulitit dhe hidratimin.
Bromelina
Cilësitë e mira të ananasit varen në radhë të parë nga bromelina, enzima e aftë të shpërbëjë proteinat në pjesë më të thjeshta, pra në aminoacide. Për të përthithur bromelinën mund mund ta gjeni në formën e ekstraktit të ananasit në mjekësinë bimore, në formë të plotësuar. Është mjaft e nevojshme në lehtësimin e tretjes së ushqimeve të pasura me proteina, për shembull mishi, dhe ka efektin diuretik.
Koncentrat vitaminash
Ananasi është i pasur me vitamina dhe kripëra minerale mes të cilave fosfori, kalciumi, magnezi dhe kaliumi. Ka dhe një sasi të mirë vitamine C, pra forcon sistemin imunitar dhe ka një efekt anti-age. Për më tepër ananasi ndihmon në kontrollin e tensionit të gjakut, me efekt të mirë për ata që janë të prekur nga tensioni i lartë. Gjithashtu janë njohur vetitë e tij dhe për ata që vuajnë nga atriti, aftësitë e tij për të reduktuar inflamacionin e nyjeve dhe muskujve.
Efekti rinues
Për të shijuar avantazhet anti age të ananasit duhet përdorur frut i freskët, pasi temperatura e nevojshme për përpunimin e produktit për ‘tu paketuar shkatërron vitaminat dhe bromelinën. Ananasi në kuti trajtohet më pas me sheqer të shtuar, duke shtuar numrin e kalorive. Ananasi ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në ruajtjen e lëkurës së butë dhe kompakte. Përveçse mund të konsumohet si fetë apo sallatë, mund të aplikojmë lëngun në lëkurën e fytyrës dhe ta lëmë të veprojë për 10 minuta para se ta shpëlajmë.
Mënyrat për ta shijuar
Ananasi është i shijshëm edhe natyral, duke e prere në feta e duke e ngrënë të freskët. Për të kuptuar nëse një ananas është i pjekur, mjafton ta kontrollosh qëndrueshmërinë e saj që duhet të jetë pak e fortë, dhe shijen. Për një mëngjes me energji mund të konsumohet në frulator me portokall dhe qitro, apo sallatë me fruta të tjera. Mund të shtoni dhe fruta të thata si bajame, arra, lajthi për më shumë energji, apo qoftë dhe me kos.Mund të jetë pjesë dhe n shumë sallata dhe madje edhe në kombinim me mish dhe peshk, e cila jep një kontakt më ekzotik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.